LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SPAK merr të pandehur Ismailajn/ Sokol Stojani nënshkroi që është i pafajshëm

2 Nëntor 2021, 10:44, Aktualitet CNA

Qerim Ismailaj, sipas SPAK ka fshehur dënimin e dhënë 21 vite më parë nga drejtësia greke me tre vite burg.

Për këtë arsye Qerim Ismailaj, kryebashkiaku Mallakastrës u mor i pandehur nga SPAK. Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion bëri me dije se i ka komunikuar akuzën Ismailajt për “falsifikim të vulave e stampave referuar formularit të dekriminalizimit”.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, më datë 07.09.2021, ka regjistruar procedimin penal me Nr.236/2021, në ngarkim të shtetasit Qerim Ismailaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Mallakastër, si i dyshuar për veprën penale ?Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve? të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal. Në kuadër të këtij procedimi penal janë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe në përfundim ështëkonkluduar se shtetasi Qerim Ismailaj, ka konsumuar elementëte veprës penale të parashikuar nga neni 190, paragrafi i parë i Kodit Penal, e për rrjedhojë, i është komunikuar akuza, është marrë me cilësinë e të pandehurit dhe janë përfunduar hetimet.

 Sot me datë 01.11.2021 nga Prokuroria e Posaçme është dërguar kërkesa për gjykimin e çështjes pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në ngarkim të të pandehurit Qerim Ismailaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Mallakastër, për kryerjen e veprës penale ?Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve? të parashikuar nga neni 190 paragrafi i parë i Kodit Penal”, thuhet në njoftim.

Partia Demokratike depozitoi në SPAK denoncimin ndaj Ismailajt. Letër-porosia e autoriteteve greke zbuloi dënimin e dhënë për ngjarjen e vitit 1999 për rrahje ndaj një personi.

Por letër-porosia fillimisht u ndal në tavolinën e Sokol Stojanit, si shefi i zyrës përgjegjëse për vlerësimin e ligjit të dekriminalizimit.

Sokol Stojani hartoi, nënshkroi dhe përcolli zyrtarisht në KQZ arsyetimin, sipas të cilit mandati i Ismailajt nuk duhej prekur.

Nëse PD nuk do depozitonte kallëzimin në SPAK, Ismailaj do gëzonte deri ne fund mandatin.

Çfarë detyre ka Sokol Stojani në Prokurorinë e Pergjithshme?

Cila është përgjegjësia e Zotit Stojani per tentativen e tij në mbrojtje të Ismailajt?

Sa efikase është struktura që trajton rastet e këtilla e që përfshihen në fushën e zbatimit tëcligjit të dekriminalizimit?

Pas ndryshimeve ligjore dhe vënies në funksionim të SPAK, Qerim Ismailaj është zyrtari i parë që merret në përgjegjwsi penale si person i prekur  nga ligji i dekriminalizimit.

Në Janar të një viti më parë, njësia e dekriminalizimit i kërkoi Ismailajt të depozitonte gjurmët e gishtave, të cilat pas verifikimeve u përputhën me dënimin e dhënë nga gjykata Greke në vitin 2000 ndaj një personi, i cili rezultoi të ishte kryebashkiaku aktual i Mallakastrës.

 

Sipas arsyetimit të bërë nga Sokol Stojani i njësisë së dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme, KQZ vendosi të lerë në detyrë Qerim Ismailajn.

Argumenti që ju përcoll KQZ nga Sokol Stojani ishte: se dënimi penal dhënë në Greqi konvertohet në Shqipëri në masë dënimi vetëm me gjobë.

SPAK megjithë argumentin e përcjellë nga Njësia e dekriminakizimit të drejtuar nga Prokurori Sokol Stojani, për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka nisur tashmë çështjen penale ndaj Ismailajt.

Në atë shkresë Zoti Stojani nuk kishte dilema per rastin Ismailaj.

Sipas prokurorit Stojani, Ismailaj nuk prekej nga veprimi i ligjit të dekriminalizimit.

Tani ndodhemi përpara një procedure të re, të nisur nga SPAK, që në rastin më të mirë shfuqizon të gjitha procedurat e mëparshme kur shkresa e Njësisw së Dekriminalizimit, ishte vendimtare për vlerësimin lidhur me vijimin, apo ndërprerjen e mandateve.

Pas atyre shkresave, KQZ, me akt administrativ, ka vendosur ndërprerjen e mandateve të të zgjedhurve të ndryshëm.

Por për Ismailajn procedurat e kaluara nuk gjetkan zbatim.

Prokurori Stojani, thotw që Ismailajn nuk e prek Ligji i dekriminalizimit, kurse prokurorët e SPAK i nisin çështjen penale.

Në rast të gjetjes fajtor edhe nga gjykata, ky vlerësim do t’i kushtonte Qerim Ismailajt humbjen e mandatit.

SPAK e ka rregjistruar çështjen penale në ngarkim të kryebashkiakut, por paraprakisht nuk ka kërkuar ndonjë masë sigurie.

Por,  ajo që duhet vlerësuar tashmë përveç të tjerave, wshtw efikasiteti i Prokurorit Stojani dhe minimumi kompetenca e tij në shqyrtimin e rasteve dhe çështjeve të lidhura me ligjin e dekriminalizimit./CNA.al

Lajmet e fundit nga