LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Fati” i vendoreve të 30 qershorit në duart e Kushtetueses/ Nis seanca në Gjykatë

2 Nëntor 2021, 09:23, Aktualitet CNA
“Fati” i vendoreve të 30 qershorit në duart e

Gjykata Kushtetuese ka nisur seancën për të marrë një vendim final në lidhje me zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

Në seancë janë të pranishëm përfaqësues të institucioneve të interesuara si nga Kuvendi, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Avokati i Popullit, dhe partia Bindja Demokratike. À

Gjithashtu është edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila ka bërë edhe kërkesën në Kushtetuese.

Kujtojmë këtu se Komisioni i Venecias la në fuqi zgjedhjet e 30 Qershorit dhe nuk këshillonte Gjykatën Kushtetuese që t?i përsërisë zgjedhjet e 30 Qershorit.

Ndërkohë kujtojmë se 6 bashki janë pa kryetar, dhe mazhoranca nga ana e saj është shprehur e gatshme për një përballje të parakohshme elektorale lokale me demokratët./CNA.al

Lajmet e fundit nga