web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Futbollisti islandez pëson atak kardiak, transportohet me urgjencë në spital

2 Nëntor 2021, 18:38, Sport CNA

Ndeshja në kategorinë e dytë në Norvegji mes Sogndal dhe Stjordals Blink, u ndërpre pasi një futbollist pësoi atak kardiak në fushën e lojës. Bëhet fjalë për mesfushorin islandez, Emil Palsson.

Ky i fundi pësoi atak kardiak në minutën e 12-të të takimit dhe u transportua me urgjencë në spital. Për fat të mirë, klubi i Sogndal njoftoi se gjendja shëndetësore e mesfushorit është e stabilizuar.

28-vjeçari do i nënshtrohet disa ekzaminimeve të tjera, për të parë nëse do të rikthehet më në fushat e lojës apo jo.





Lajmet e fundit nga