web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Futbollist model, ylli i Manchester City diplomohet në administrim biznesi dhe menaxhim

1 Nëntor 2021, 19:48, Sport CNA

Ylli i mesfushës së Manchester City, Rodrigo Hernandez Cascante i njohur si Rodry është diplomuar në administrim biznesi dhe menaxhim. Ndryshe nga shumica e futbollistëve që nuk i ndjekin studimet, 25 vjeçari spanjoll ka marrë një diplomë.

Pas disa viteve studime, të nisur në kohën kur ishte pjesë e Villareal në La Liga, Rodry ka përmbyllur me sukses ciklin e lartë dhe ka gati diplomën. Mesfushori që aktivizohet në Premier League prej tre sezonesh, është shprehur i lumtur, duke treguar vështirësitë e studimeve kur je futbollist.

?E përfundova. Më duhet vetëm të bëj një ese të fundit, një ese të vogël, por të gjitha temat i kam përfunduar.

Ishte punë e vështirë, por në fund ishte e bukur. Ke kohë për gjithçka. Sigurisht që të jesh futbollist është një profesion shumë kërkues sepse të kërkon jo vetëm lojën, stërvitjen dhe ndeshjet, është edhe pjesa tjetër dhe kujdesi që duhet të kesh për veten.

Imagjinoni të ktheheni në shtëpinë tuaj në orën tre, në mënyrë që të keni gjithë pasditen të lirë. Ju mund të bëni shumë gjëra të tjera. Sigurisht që nuk mund të ndiqni ritmin e studentëve të tjerë, por me durim, me përkushtim mund ta bëni?, tha Rodry për faqen zyrtare të City.





Lajmet e fundit nga