web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shtohen telashet për Partizanin, dëmtohen e 3 futbollistë të tjerë

1 Nëntor 2021, 17:57, Sport CNA

Shtohen telashet për Partizanin, pasi jo vetëm nuk po arrin të gjejë fitoren e parë sezonale, por duhet të bëjë llogaritë edhe me dëmtimet, që sa vjen e shtohen dhe komplikojnë gjithmonë e më shumë punën.

Kështu ndeshja me Egnatian, përveçse solli zhgënjimin e radhës, u hoqi të kuqve edhe tre element të tjerë si Alban Hoxha, Damcevski dhe Maguette, të cilët janë dëmtuar dhe do të mungojnë për disa ditë.

Kapiteni i ?të kuqve? ka një problem në kockën e gishtit dhe pritet të mungojë rreth tre javë, ndaj faza e parë mund të quhet e përfunduar për portierin, ndaj Partizani duhet t?i besojë tashmë të riut Laroshi.

Sa i përket mbrojtësit Damçevski, i cili doli i dëmtuar nga fusha ditën e djeshme, ka problem në disa nga brinjët dhe do t?i duhet të bëjë një muaj pushim absolut, ndaj rikthimi në fushë pritet vetëm gjatë mesit të dhjetorit.

Situatë pak a shumë e njëjtë edhe me mesfushorin Maguette, i cili ishte i pari që ngriti ?flamurin e bardhë? ndaj Egnatias, duke i lënë vendin Muratajt. Të tre këta emra u shtohen edhe mungesave të tjera si Cardoso e Ergys Kaçe, ndërsa në formë jo të mirë mbeten edhe Stenio Junior e Cara.





Lajmet e fundit nga