web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Enea Jorgji do të vendosë drejtësi në ndeshjen e Championsit, ja cilën sfidë do të drejtojë

2 Nëntor 2021, 15:06, Sport CNA

Liga e Kampioneve rikthehet sot me xhiron e katërt në grupe. Veç skuadrave të para, për të disatin sezon radhazi luajnë edhe ekipet e të rinjve në përballjet Champions. Sfida mes të rinjve të Juventus dhe Zenit, i është besuar treshes shqiptare, me kryesor Enea Jorgjin.

Ndihmësa të ?bilbilit? elbasanas do jenë edhe Dojando Myftari dhe Xhulio Mani. Arbitër i katërt do jetë Simone Sozza nga Italia. Sfida zhvillohet sot me fillim nga 15:00 në fushën stërvitore të Juventus dhe vlen për Grupin G të të rinjve.

Kjo nuk është hera e parë që arbitrat nga Shqipëria besohen nga UEFA në eventet ndërkombëtare, teksa më herët kanë drejtuar edhe në Europa League, veç turneut të të rinjve.





Lajmet e fundit nga