LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk iu bind urdhërit për ndalim, policia i vihet pas/ 29 vjeçari nga Devolli “film” me uniformat blu

23 Tetor 2021, 07:49, Kronika CNA
Nuk iu bind urdhërit për ndalim, policia i vihet pas/ 29

Policia e Korçës ka bërë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të shtetasit S. S., 29 vjeç, banues në fshatin Cangonj, Devoll.

Ky shtetas është konstatuar nga punonjësit e policisë në qytetin e Korçës, me mjetin tip “Volksëagen”, të cilët i kanë bërë me shenjë të ndalonte, por 29-vjeçari nuk iu bind urdhrit të tyre dhe u largua me shpejtësi.

Pas ndjekjes, u bë e mundur ndalimi i shtetasit S. S., gjatë kontrollit në mjetin e të cilit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa./CNA.al

Lajmet e fundit nga