Makina merr përpara këmbësorin në Shijak/ 50-vjeçari përfundon në spital
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rr...
Janë zbardhur dëshmitë e punonjësve të hotel ?Gloria Palace?, në Qerret, ku u gjetën të pajetë katër turistët rusë.
Në dosjen e Prokurorisë së siguruar nga Ballkan ëeb janë regjistruar dëshmitë e punonjësve të hotelit, nga menaxherja te recepsoinistja dhe mirëmbajtësi i pishinës.
Stafi i hotelit
Xhudiljana Pole, datëlindja 1994 ? jam menaxhere e përgjithshme në hotel Gloria Palace në Qerret ku kam si detyrë organizimin, menaxhimin dhe drejtimin e punës. Me datë 15 tetor 2021 rreth orës 18.30 kam ikur nga puna dhe kam shkuar në shtëpi. Rreth orës 22.00 më njoftuan nëpërmjet telefonit nga stafi ku më kanë thënë se ka njerëz pa ndjenja në ambjentet e SPA, Gloria Hotel. Më pas kam mbërritur dhe kam marrë informacion ku kishin ndërruar jetë 4 shtetas rus, të cilët quheshin Ekaterina Burenkova, Nataliia Burenkova, Sergei Burenkov dhe Nikita Belousov. Këta shtetas janë akomoduar në hotel Gloria ditën e diel në darkë me agjenci turistike ku i shoqëronte një person me emrin Maria, e cila është shtetase bjelloruse dhe u bënte guidën. Këta shtetas kanë prenotuar për qëndrim një javor në hotel Gloria.
Këta turistë rus më të shumtën e kohës e kalonin jashtë hotelit, duke udhëtuar pasi kishin marrë një automjet me qira mesa di unë. Keta klientë një ditë më parë, në datë 14 tetor 2021 kanë rezervuar në recepsion për ditën e nesërme që të përdornin ambjentet e SPA-së më datë 15 tetor. Rreth orës 15.00 vajza e recepsionit ka njoftuar pasi këta klientë kishin njoftuar dhe nëse SPA ishte gati me kushtet e duhura. Unë rreth orës 16.30 kam qenë e shoqëruar nga përgjegjësi i sallës dhe kemi bërë një kontroll të ambjenteve të pishinës ku kemi kontrolluar temperaturën e ambjentit e cila ishte 28 gradë bazuar në pajisjet treguese të kondicionerëve, higjenën dhe temperaturën e ujit të pishinës të cilët e kam prekur me duar dhe më është duhur mesatarisht i ngrohtë. Po ashtu kam kontrolluar nga jashtë se sa gradë ishte uji i ngrohtë i pishinës ku cdo gjë ishte sipas kushteve dhe parametrave dhe tregonte sipas aparaturës 27 gradë. Dua të them se bazuar në gjërat që kontrollova në SPA cdo gjë ishte brenda normave. Këta shtetas janë future në ambjentet e SPA rreth orës 20.30 dhe vajza e recepsionit Hane Kërçuku ka shkuar për të qëndruar dhe për tu afruar ndihmë se mos u nevojitej ndonjë send. Klientët i janë përgjigjur se janë mirë dhe nuk duan asnjë send dhe duan të qëndrojnë në privatësinë e tyre. Pas rreth 30 minutash vajza e recepsionit ka shkuar përsëri me sanitaren për ti pyetur nëse u duhej ndonjë send dhe sanitarja për të pastruar se mos ishte e nevojshme dhe në këtë moment i kanë gjetur turistët pa ndjenja në ambjentet e pishinës.
Pyetje: A mund të më thuash nëse keta klientë rusë të cilët kanë humbur jetën në ambjentet e SPA cfarë kanë konsumuar në datën 15 tetor 2021?
Për sa më pyesni dua të them se keta shtetas kanë dalë nga ambjentet e hotelit rreth orës 06.30 të datës 15 tetor 2021 dhe janë kthyer në këtë datë rreth orës 20.00. Nuk kam dijeni se çfarë konsumuar ne hotel, por di të them se kur kanë ardhur janë interesuar për rezervimin e ambjenteve të SPA.
Recepsionistja Hane Kërçuku e datëlindjes 1997- aktualisht punoj tek Gloria Palace në Qerret, si recepsioniste. Kam që në fillim të sezonit veror që punoj në këtë subjekt. Në punë isha ditën e enjte dhe ditën e premte turni i dytë nga ora 15.00 deri në orën 23.00. Gjatë këtyre dy ditëve në hotel kanë qenë dy dhoma të prenotuara nga turistë rusë dhe quheshin Ekaterina Burenkova, Nataliia Burenkova, Nikita Belousov dhe Sergei Burenkov. Me këta turistë pothuajse nuk kam patur kontakt, pasi qëndronin të distancuar. Të enjten në mbrëmje kanë ardhur tek recepsioni dhe njëri nga këta fliste anglisht dhe më ka thënë se donin të përdornin ambjentet e SPA. Unë i kam thënë se duhet të më thoni një ditë përpara dhe më thanë që të nesërmen që i binte ditë e premte ishin në një udhëtim dhe nga ora 20.00 ambjentet e SPA të ishin të përgatitura për ta. Ambjenti i brendshëm pishina është ndezur rreth orës 16.00 po jo nga unë, ndërsa unë para orës 20.00 kam ndezur pjesën e xhakuzit ku është thjesht një buton që duhet rrotulluar. Këta persona pasi janë kthyer nga një udhëtim pas orës 20.00 kanë kaluar në recepsion dhe më informuan se do ti përdornin tani këto ambjente. I informova se nëse dëshironin ti shoqëroja unë, nëse jo mund të shkonin vetë me anë të ashensorit nga dhoma direkt tek ambjentet e SPA. Në dukje më ngjanë si të lodhur, mbase nga udhëtimi që ata kanë bërë. Kanë shkuar lart në dhomë dhe kanë zbritur vete. mbase pas 10 minutash mesa më kujtohet kam shkuar tek ambjentet për kontroll dhe nëse i nevojitej dicka, i kam parë që po leheshin në pishinë dhe kur i pyeta se nevojitej ndonjë gjë më kanë thënë se duan privatësi. Jam ngjitur lart të recepsioni ku kam parë punët e tjera dhe rreth orës 21.45 kanë shkuar tek turistët rusë sëbashku me sanitaren Sara Deliu për tu thënë se për pak këto ambjente do të mbylleshin dhe kur kam shkuar atje kam parë se turistët ishin të shtrirë njëri të shezlong, njëri afër shezlongut dhe dy të tjerë në dysheme afër pishinës. Jam afruar, kam thirrur sanitaren, u kam folur anglisht, por nuk mora përgjigje. Jam trembur dhe i them sanitares që të lajmërojë stafin. Kanë ardhur edhe dy klientë dhe stafi i hotelit dhe pasi i kanë parë kanë lajmëruar ambulancën pasi mendonim mos u kishte rënë të fikët. Më pas ka ardhur ambulanca sebashku me mjekun dhe mësuam se katër turistët rusë kishin vdekur.
Pyetje: Cfarë kontakti keni patur me turistët rusë gjatë këtyre dy ditëve?
Si përmenda më sipër punën e marr punën në orën 15.00 dhe e lë në orën 23.00 dhe me këta shtetas kanë patur vetëm kontakt për ambjentet e SPA dhe kur kalonin të recepsioni më përshendesnin.
Pyetje: Ditën e djeshme ju deklaroni se kanë patur një udhëtim mund të na thoni se ku kanë shkuar?
Kanë porositur mëngjes për ta marrë me vete në orën 06.30 dhe me sa kuptova do të shkonin në Maqedoni.
Pyetje: Turistët rusë kur kanë ardhur në Hotelin Gloria Palace?
Këta shtetas kanë ardhur ditën e dielë ku do të rrinin një javë, por unë i kam njohur të enjten mbasdite, pasi ditët e tjera nuk kam qenë në punë.
Ndriçim Halilaga, i datëlindjes 1962 ? në muajin maj të vitit 2021 unë kam filluar punë tek Gloria Palace në Qerret Golem Kavajë, me administrator Ervin Dulla. Aty kryej punë si punëtor mirëmbajtje tek Hoteli dhe bëj pastrimin e pishinës, poshtë tek SPA, çdi ditë në mëngjes. Pastrimin e bëj me pompë dhe me fshesë duke hequr pisllëqet në pishinë. Pasi mbaroj pastrimin unë i bëj lavazh filtrave të pishinës. Ndez pompat dhe i hedh një gotë uji me klor tek kanali i shkarkimit të pishinës. Pishina ka kapacitet 60 ton ujë. Më datë 15.10.2021 unë si çdo ditë kam bërë pastrimin e pishinës tek SPA. Pastrimin e kam bërë rreth orës 08:00 apo ora 08:30 dhe tek kanali kullues kam hedhur një gotë uji me klor dhe pastaj jam marrë me punë të tjera në hotel. Punën e filloj çdo ditë në orën 07:00 dhe e lej në orën 15:30 apo 16:00 si të kem punë. Me datë 15.10.2021 unë jam larguar nga puna në orën 16:00.
Pyetje:A mund të më thuash se çfarë profesioni keni?
Përgjigje: Unë nuk kam profesion, jam punëtor.Punën për pastrimin e pishinës ma ka mësuar puntori që ishte para meje dhe siç më ka rekomanduar ai unë kam vepruar për pastrimin dhe mirëmbajtjen e pishinës.
Pyetje: Pervëç klorit a hedh solucion tjetër në Pishin, nëse po çfarë solucioni?
Përgjigje: Jo, përveç klorit nuk hedh asgjë tjetër.
Pyetje: A mund të më thuash se si e kontrollon cilësinë e ujit në pishinë?
Përgjigje: Unë cilësinë e ujit në pishinë e kontrolloj nëpërmjet shiringave, tre copë i mbush me ujë të pishinës dhe me sy shikoj ngjyrën, në rast se ngjyra e ujit është e zbehtë uji ka filluar me thyer ngjyrën dhe në këto raste unë i bëj sa më shpesh lavazh filtrave të ujit të pishinës. Lavazhin e bëj nëpërmjet levave të veta që kanë filtrat, pra me anë të tyre bëhet qarkullimi i ujit në pishinë dhe uji bëhet më i pastër dhe filtrat pastrohen. Lavazhin në verë e bëja pothuajse përditë. Tani e bëj njëherë në dy ditë. Dua të deklaroj se me datë 15.10.2021 unë kam bërë lavazhin e filtrave të pishinës. Gjatë kryerjes së lavazhit nuk përdoret ndonjë solucion, pasi nuk është e nevojshme, lavazhi bëhet vetëm për të qarkulluar uji që të pastrohen filtrat. Dua të deklaroj se në pishinë unë hedh vetëm klor, një gotë me klor. Për herë të fundit unë një gotë me klor e kam hedhur ditën e hënë më datë 11.10.2021 dhe ditën e premte më datë 15.10.2021.
Pyetje: Po dezinfektim për covidin a ke bërë në hotel, nëse po kur është bërë, kush e ka bërë dhe me çfarë preparati është bërë?
Përgjigje: Në lidhje me pyetjen sqaroj se unë nuk bëj dezinfektim për covid, nuk di gjë nëse është bërë apo jo, unë nuk kam detyrë ta bëj këtë, kështu që nuk kam dijeni nëse është bërë apo jo dezinfektimi për Covid në Hotel.
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rr...
Më datë 20.10.2021, Drejtoria e Hetimit në Shërbimin për Çës...
Policia ka vënë në pranga 2 doganierë të Portit Durrës, të a...
Policia ka raportuar sot se kryetari i Bashkisë Selenicë ësh...
Kreu i Bashksië Selenicë, Pëllumb Binaj është dhunuar nga nj...
Fakte të reja kanë dalë në drita nga ecuria e dosjes hetimor...
Shqipëria vijon të renditet mes vendeve problematike në botë...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...
Një aksident i rëndë është regjistruar në Berat. Shtetasi A....
20 personave iu është prerë fletë-arresti si grup i struktur...
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ...
SPAK është duke kryer një operacion sot në kuadër të një pro...
SPAK ka zbritur në terren në një operacion anti-drogë në qar...
Policia e Sarandës ka arrestuar drejtuesin e autmojetit, i c...
Tragjedia e familjes ruse, ku humbën jetën 4 prej persona n...
Gazetari Spartak Koka, ka zbardhur detje të reja nga ngjarja...
Tragjedia e familjes ruse, ku humbën jetën 4 prej tyre, në ...
Identifikohet i riu, i cili mbeti i plagosur në aksidentin e...
Një aksident i rëndë është raportuar në Qafë-Gjashtë të Sara...
Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me një video të publikua...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...