LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Çfarë po transportonte avioni që ra në Vermosh/ Policia vonohet për në vendngjarje

4 Tetor 2021, 11:58, Kronika CNA
Foto-Çfarë po transportonte avioni që ra në Vermosh/

Një avion privat është ulur në Vermosh, në Malësinë e Kelmendit për shkak të një defekti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit të së hënës dhe është raportuar nga barinjtë e zonës të cilët kanë qënë të vetmit dëshmitarë okularë, për shkak të zonës së izoluar.

Sipas dëshmitarëve, pas uljes së avionit piloti ka bërë edhe një përpjekje për të fluturuar por duke qenë se ka patur dëmtim të rrotave, nuk ka mundur të largohet.

Barinjtë janë afruar për ti dhënë ndihmën e pare por nuk janë lejuar nga piloti dhe një tjetër pasagjer që ndodhej me të.

2 personat që ndodheshin në bordin e avionit janë transportuar nga një makinë e bardhë tip Fuoristradë e cila i ka larguar ata nga vendngjarja.

Ndërkaq barinjtë kanë njoftuar kryeplakun e fshatit Kelmend, dhe ky i fundit ka bërë njoftimin në polici.

Sipas bisedës telefonike të kryeplakut Prek Vata zhvilluar me disa media televizive, avioni prej disa orësh që qëndron i rrëzuar ndërkohë policia ende nuk ka mbërritur.

Për shkak të terrenit të thyer rruga drejt Kelmendit nga Shkodra mund të arrihet për rreth 3 orë.

Por deri në orën 13.00 kur dhe është zhvilluar biseda telefonike, nuk është shfaqur asnjë makinë policie.

Vata njoftoi se nuk dihet çfarë ka brenda në avion pasi nuk ka dashur të ngatërrohet./CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga