Protestuesit te selitë e partive/ Vrenozi: Veprim antishqiptar, PD dhe PS nuk u prekën as në '97
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Shtetet e Bashkuara janë vendi që udhëheq botën në dhurimin e vaksinave, me zotimin për të dhënë rreth 1.1 miliardë doza për të luftuar pandeminë e COVID-19ës. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, deri më tani janë dërguar vetëm 15% e vaksinave të premtuara.
“Shtetet e Bashkuara po blejnë gjysmë miliardi doza të tjera të (kompanisë) Pfizer për t’ia dhuruar vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme në të gjithë botën. Këto janë një gjysmë miliardi doza shtesë që do të dërgohen të gjitha deri në këtë kohë vitin e ardhshëm. Pra, totali i angazhimit tonë për vaksina të dhuruara arrin në mbi 1.1 miliardë“, tha Presidenti Biden.
Nga 1.1 miliardë doza që kanë premtuar Shtetet e Bashkuara, Departamenti i Shtetit tha se janë dërguar rreth 172 milionë, ose rreth 15 për qind.
Shtëpia e Bardhë tha se 200 milionë doza të tjera do të nisen deri në fund të vitit 2021, dhe 800 milionë të tjerat do të dërgohen deri në shtator 2022.
“Premtimi për të furnizuar me vaksina botën është diçka e mrekullueshme. Do të ishte mirë ta shikojmë të zbatohet. Kështu që mendoj se kur flasim për qasjen dhe furnizimin e vaksinave, duhet të shikojmë pamjen e përgjithshme, se kush ka qasje realisht“, thotë Krishna Udayakumar, nga Qendra Shëndetësore ?Duke? për Inovacionin Global.
Organizatat humanitare thonë se 80 përqind e dozave të administruara kanë shkuar në vendet e pasura dhe më pak se 1 përqind në vendet me të ardhura të ulëta.
Të dhënat nga kompania analitike Airfinity mbi rezervat e vaksinave në Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Kinë – vendet sasinë më të madhe rezervë – tregojnë një tepricë prej 670 milionë dozash deri në fund të shtatorit, edhe pasi këto vende ofruan injeksione përforcuese për të gjithë personat mbi moshën 12 vjeçare.
“Tani kemi një situatë ku vendet e pasura kanë tre herë më shumë doza sesa kanë nevojë në të vërtetë. Dhe ekziston një rrezik real që së pari, po lihen jashtë shumë pjesë të botës. Dhe së dyti, ne mund të mos jemi në gjendje ta përdorim të gjithë sasinë. Tashmë po shohim që vendet e pasura humbasin në thelb miliona dhe miliona doza sepse skadojnë përpara se të mund të përdoren“, thotë Robbie Silverman, kompania ?Oxfam America?.
Aktivistët thonë se Shtetet e Bashkuara duhet të rrisin tashmë dërgesat e donacioneve dhe të bëjnë më shumë për të transferuar teknologjinë e vaksinave.
?Presidenti Biden mund të përdorë fuqitë e tij për të detyruar kompani si Pfizer dhe Moderna të ndajnë teknologjinë dhe njohuritë e tyre me platformat globale që janë krijuar për ta bërë këtë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka krijuar një qendër transferimi të teknologjisë mRNA në Afrikën e Jugut. Pfizer dhe Moderna nuk kanë marrë pjesë, nuk kanë ofruar teknologjinë e tyre në këto qendra“, thotë Kate Elder, Organizata ?Mjekët pa Kufij?.
Të dhënat e kompanisë Airfinity tregojnë se prodhuesit e vaksinave prodhojnë 1.5 miliardë doza në muaj. Me më shumë se 6 miliardë doza të administruara tashmë globalisht, objektivi i OBSH-së për të marrë 5 miliardë dozat e mbetura që duhen për të vaksinuar popullsinë e botës mund të arrihet brenda disa muajsh, për aq kohë sa vendet e pasura liberalizojnë kontrollin e tyre mbi sistemin global të furnizimit./voa
Në Kosovë të shtunën janë regjistruar edhe katër raste të vd...
Një ish-prezantues emisionesh për fëmijë në Angli është burg...
Fituesit e zgjedhjeve parlamentare janë socialdemokratët. Po...
Në Veri të Kosovës ka nisur tërheqja e bllokadave. KFOR ka z...
Pas marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbi...
Mijëra punonjës të kujdesit shëndetësor në Nju Jork morën të...
Më 1 tetor të vitit 1991, u rihap në Tiranë ambasada e Shtet...
Fituesit e zgjedhjeve parlamentare janë socialdemokratët. Po...
Numri i viktimave me koronavirus ka shënuar rekord për të ka...
Në 24 orët e fundit, si rezultat i 3.472 testimeve, 42 qytet...
Nëntë persona kanë humbur jetën në Rumani, pasi një spital C...
Australia do të rihapë kufirin e saj ndërkombëtar nga nëntor...
Tre shtetas shqiptarë janë vënë në pranga nga policia e Tori...
Arben Vitia ka dhënë dorëheqjen nga posti i ministrit të Shë...
Në prag të samitit për Ballkanin javën e ardhshme Presidentj...
Presidenti Joe Biden nënshkroi të enjten në mbrëmje vetëm di...
Kosova dhe Serbia kanë arritur sot një marrëveshje lidhur me...
Fushata për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut ka fillu...
Një gjykatë në Francë ka dënuar ish -presidentin Nicolas Sar...
Një sondazh i ri në nivel kombëtar, i kryer nga Fondacioni “...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...