LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reciprociteti për targat/ Sot pritet zhbllokimi i dy pikave kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak

2 Tetor 2021, 06:24, Kosova & Bota CNA
Reciprociteti për targat/ Sot pritet zhbllokimi i dy pikave kufitare,

Pas marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, ditën e sotme do të marrë fund bllokimi i pikave kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak.

Forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës të vendosura në Jarinjë e Bërnjak, do të largohen njëkohësisht me barrikadat në rrugë, sot në orën 08:00 dhe gjithë kjo tërheqje do të përfundojë maksimalisht deri në orën 16:00.

Sipas mediave kosovare, KFOR-i do të vendoset në Jarinjë e Bërnjak para se të nisë largimi i sinkronizuar dhe do të qëndrojë për dy javë për të ruajtur sigurinë dhe lëvizjen e lirë.

Më 4 tetor, në orën 8:00, do të fillojë vendosja e etiketave ngjitëse, sipas dakordimeve në kornizat e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga