LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Besimi në SPAK ‘çështje politike’ për shqiptarët

23 Shtator 2021, 20:36, Aktualitet CNA
Besimi në SPAK ‘çështje politike’ për

Shqiptarët janë të ndarë dhe shfaqin ?preferenca politike? kur vjen puna tek vlerësimi i punës së institucioneve të drejtësisë.

?Barometri? në Euronews Albania zbulon se 41% e shqiptarëve kanë besim te Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ndërsa 30 % e tyre nuk besojnë.

Votuesit e Partisë Socialiste janë më besnikët ndaj SPAK-ut. Sipas gjetjeve, 75% e tyre besojnë tek puna e këtij institucioni.

Kurse në kampin e Partisë Demokratike vihen re se ka një besim shumë më të zbehtë, ose e thënë ndryshe 16% e votuesve të kampit blu nuk besojnë tek institucionet e reja të drejtësisë.

Sondazhi pyeti 1000 qytetarë në zona urbane dhe rurale të Shqipërisë nga intervista ballë për ballë në periudhën 10-28 gusht 2021./euronews

Lajmet e fundit nga