Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tiranës - “Kuadr.com” - Arbër Veliaj
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Nga Astrit Patozi
Dueli, sa i ashpër, aq edhe qesharak për dominimin e Partisë Demokratike mes Berishës dhe Bashës ka vetëm një aspekt pozitiv me dobi publike. Mund të shërbejë si pika që derdh gotën për një kontigjent opozitarësh për të kuptuar se kjo mbyllje e shëmtuar e një raporti hipokrit mes të dyve është pasojë e një modeli të dështuar politik, që duhet braktisur një orë e më parë.
Kam bindjen se rruga e vetme për ta përfaqësuar atë masë racionale njerëzish që refuzojnë qeverinë, por ndjehen të zhgënjyer, tradhtuar, madje edhe të turpëruar nga kacafytja që po ndodh në Partinë Demokratike është krijimi i një poli tjetër opozitar, që të mos ketë asnjë lidhje me atë proces rrënues, që po shtyhet fort sot vetëm për motive personale.
Ne nuk kemi nevojë të mblidhemi rrotull ndonjë udhëheqësi të lavdishëm, sepse po e shohim live spektaklin e shëmtuar, që është në fakt humnera, ku të çon ai lloj keqkuptimi. Shqipërisë i duhet një projekt politik që të përbashkojë parti, shoqata apo dhe personazhe të jetës publike, të cilët duhet të angazhohen për një mënyre të re të të bërit politikë, në kostrast të fortë me kryetarokracinë, sëmundjen e rëndë që po gërryen sot Partinë Socialiste në pushtet, dhe Partinë Demokratike, në opozitë.
Sipas meje, ai duhet të jetë një forum i hapur, i cili duhet të mirëpresë pa asnjë kufizim çdo element opozitar, që pranon të luftojë për një ndryshim thelbësor të politikërjes në Shqipëri, në bazë të një platforme të thjeshtë transformuese.
Natyrisht, kjo është një ftesë që nuk vlen për ushtarët e verbër që janë rreshtuar në njërin prej kampeve ndërluftuese. Të cilët, në rastin më të mirë janë naivët, ose ata që të drejtën e të menduarit dhe të vepruarit ia kanë deleguar pa kushte udhëheqësve ” të pagabueshëm”. Ata thjesht duhen mëshiruar.
Kurse në rastin më të keq janë kockakërkuesit, të cilët nuk kanë asnjë ndjeshmëri tjetër në këtë tokë përveçse llogarisë se duke qëndruar urtë tek cepi mund të presin ndonjë dhuratë nga ai që ka vulën. Këta, sigurisht, janë për t’u përçmuar.
Ata mundësisht le ta vazhdojnë pa u ndërprerë luftën e tyre të pakuptimtë se kush e ka udhëheqësin më të fortë, se nuk i prishin punë njeriu, kështu si kanë ardhur punët. Për të mos thënë se bëjnë të kundërtën, bindin edhe dreqin që të neveritet prej “kauzës” së tyre.
Kam bindjen e thellë se opozitarët që fusin në punë arsyen dhe logjikën nuk janë pak dhe se ata janë shtuar shumë pas shpërthimit të konfliktit Basha-Berisha, që është ilustrimi më i mirë jo vetëm i degradimit të lidershipit në PD, por edhe i zvetënimit dramatik të të gjithë ambjentit politik në Shqipëri.
Dhe vetëm nëse kjo gjë do të realizohet, Edi Rama do të fillojë të vihet në vështirësi, pasi në zgjedhjet e radhës nuk do të ketë përballë vetëm një humbës serial (broken leader, sipas Berishës), të cilin ka treguar se e mund me shpulla, sa herë që i del përpara./ CNA.al
Ditën e sotme është votuar kabineti Rama 3 dhe programi qeve...
Ditën e sotme ka pasur një debat mes gazetarit Çim Peka dhe ...
Deputeti i PD, që përfaqëson Lushnjen, Sajmir Korreshi, mbaj...
Kreu i PD, Lulzim Basha i ka tejkaluar kufijtë e qesharakes....
Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje homologut të tij...
Pas maratonës së Kuvendit, kreu i PD, Lulzim Basha, ka dhënë...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në një ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar so...
Eksperti i ekonomisë në Partisë Demokratike, Enno Bozdo, kom...
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi ndërsa komenton seancë...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim pasi takimit me kryetaren e K...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...
Debatet do vazhdojnë gjithmonë, por nga axhenda politike e d...
Aktivistja shqiptare në SHBA, Evi Kokalari i ka drejtuar një...
Ish Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka shenjëstruar kr...
Ministrja e shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi nuk...
Në PD ka nisur një betejë lidershipi. Me tam-tame, por pa kr...
Një nga aksionet më madhore që ka shpallur kryetari i Partis...
Presidenti Ilir Meta, që pas nisjes hetimeve parlamentare pë...
Presidenti Ilir Meta, është pyetur mbi vendimin e kreut të P...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...