LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"PD në krizën më të thellë prej 30 vitesh"/  Tjetër zë kundër Bashës: Shkeli statutin, të dorëhiqet

17 Shtator 2021, 12:57, Politikë CNA
"PD në krizën më të thellë prej 30 vitesh"/

Eksperti i ekonomisë në Partisë Demokratike, Enno Bozdo, komentoi në rubrikën ?Opinion?, në Neës24, vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të larguar nga Grupi Parlamentar i PD ish-kryeministrin Sali Berisha.

Për Enno Bozdon ky është një vendim i gabuar dhe në shkelje të statutit të PD.

?Vendimi ishte politik dhe duhej trajtuar në mënyrë politike. Vendim politik do të thotë, kur Kryesia, ose Kuvendi Kombëtar, ose dhe anëtarësia, të konsutleohshin dhe të shprehnin mendimin e tyre për një situatë të tillë, që realisht është shumë problematike për PD. Mbajtja e vendimit në mënyrë personale nga Basha nuk ka të bëjë me rregullat e partisë apo me statutin, ndaj është provokuar kjo krizë, ku jemi sot. Unë nuk e di pse e bëri, atë e di vetëm Basha dhe njerëz shumë të afërt të tij, por mua më shqetëson kriza ku është futur PD, e cila është futur në krizën më të rëndë në këto 30 vite.?-tha Bozdo.

Më tej, ai theksoi se PD nuk është pronë e Lulzim Bashës, por është një parti politike.

?Nga Basha prisja veçanërisht në këtë situatë të respektonte statutin e PD. Kjo është një parti politike dhe si e tillë procesi duhet politik. Aq më tepër, ajo që mua nuk më shkon, nëse është e vërtetë, siç thonë zyrtarët e lartë në PD, se e bëmë këtë se e kërkoi Amerika. Kjo është një turp! Midis SHBA dhe çdo lloj prioriteti tjetër, prioritet absolut janë SHBA. Por, mënyra is bëhet procesi, vendimmarrja e fshehtë, e shpallur 20 minuta para se të fillonte procesi, ku nuk kishte asnjë mundësi të mblidhej Kryesia apo anëtarësia, nuk kishte kuptim. Di që është bërë një gabim. Partia nuk është personale Lulzim Bashës, por e të gjithëve. Edhe unë kam aksionet e mia aty, edhe të tjerët, ndaj dhe duhej respektuar statuti. Kjo luftë sot, që dukjet se ka shpërthyer, nuk është aspak në dobi të demokratëve, por edhe shqiptarëve.?-deklaroi Bozdo.

Sipas tij, Basha duhet të bëjë një hap pas, të japë dorëheqjen, dhe t?i hapë rrugë një lidershipi i të ri në PD.

?Basha duhet të bëjë një hap pas për t?i lënë rrugën një zgjidhjeje tjetër. Kjo do të thotë që Basha të japë dorëheqjen, t?i hap rrugën një lidershipi tjetër, në të kundërt partia do të futet në llogore. Demokratët nuk kanë nevojë fare të shohin se kush do të fitojë, Basha apo Berisha, por duan të bëjnë opozitë me një PD thellësisht ndryshe, me njerëz tjerë, më kauza të reja politike. Këtë presin edhe shqiptarët sot.?-u shpreh Enno Bozdo./ CNA.al

Lajmet e fundit nga