
Zgjerimi i BE në programet zgjedhore të partive gjermane
CDU/CSU ka fiksuar në programin e saj zgjedhor parimin e për...
Pandemia e Coronës ende e mban të mbërthyer botën. Megjithëse vaksinimet po sjellin një lloj normalizimi, frika nga valë të reja pandemie mbetet. Moskoordinimi në fillim të pandemisë globale dhe dështimi për një paralajmërim të hershëm të saj, bëri të nevojshme që OBSH të përmirësojë sistemet e saj të paralajmërimit.
Për të reaguar ndaj pandemive në të ardhmen shumë më herët dhe për të marrë masat e duhura, që viruset të mos përhapen shumë shpejt, në Berlin është hapur së fundmi një qendër paralajmërimi e pandemive e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, “Global Hub for Pandemic and Epidemic Intelligence”.
Në këtë qendër do të mblidhen miliarda të dhëna mbi shëndetin e kafshëve, sëmundjeve, lëvizjeve të popullsisë, pasojave të ndryshimit të klimës dhe shumë të dhëna të tjera. Kjo do të ndihmojë që të identifikohen herët shenja që në bazë të modeleve kompjuterike do të krijojnë skenarë konkretë të kërcënimit nga pandemia.
Qendra e re do të fillojë nga puna në muajt e ardhshëm dhe do të punojë për të çuar përpara inovacionet teknike. Qeveria gjermane dhe Ministria gjermane e Shëndetësisë i ofrojnë 100 milionë euro OBSH-së për të ngritur dhe vënë në punë qendrën e re, financimet do të vijnë edhe nga vende të tjera. Kjo do të jetë një qendër që do të mbledhë “mendjet më të mençura” nga displina dhe vende të ndryshme për të punuar për përballimin e rreziqeve shëndetësore globale, tha drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Mike Ryan, drejtor ekzekutiv i programit të emergjencës së OBSH shpjegon si do të punojë qendra e re. “Kjo qendër do të zhvillojë metoda analize super moderne, dhe do të kalojë në një nivel të ri të grumbullimit të të dhënave gjithnjë e më komplekse. Qendra do të lidhë komunitete përkatëse në të gjithë botën për të mundësuar një qasje më të mirë tek të dhënat dhe të ndahen në mënyrë më efektive.”
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila e hapi qendrën e re të pandemive u shpreh se “Corona e pandemisë, tregoi, “se sa shumë mund të arrijmë, nëse bashkojmë forcat.” Sipas Merkel “duhet që të gjitha vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë të kuptojnë, se OBSH është aq e fortë sa ç’janë edhe vendet anëtare të saj dhe se sa përgjegjësi duan t’i japin OBSH-së. Sepse atë që nuk e njohin ato nuk mund ta luftojnë, dhe nuk mund të shërojnë.” Puna e OBSH ka qenë gjithmonë një çështje zemre”, për të vlerësoi Angela Merkel (CDU). Edhe drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se pandemia na tregoi se bota “ka nevojë për një hop të dukshëm përpara në drejtim të analizës së të dhënave”./DW
CDU/CSU ka fiksuar në programin e saj zgjedhor parimin e për...
Një video e presidenti turk Recep Taip Erdogan teksa godet n...
Nënë e bir nga Kosova kanë humbur betejën me Covid-19. Lajmi...
Ambasada Amerikane në Kosovë, ka reaguar pas lajmeve se SHBA...
Shtetet e Bashkuara kanë në plan të dërgojnë afganët që nuk ...
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradin...
Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjev...
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, bën të ditur se në 24 o...
Asnjë nga partitë politike në Kosovë, nuk kanë parashtruar n...
Me avionët e Bundeswehrit nga Afganistani duhet të vinin dre...
Ujdi në takimin e ministrave të Jashtëm të BE në Brdo, Sllov...
Një vit pas marrëveshjes Kosovë-Serbi në Uashington, Shtetet...
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident...
Në Teksas, aktivistët kundër abortit po festojnë ndërsa përh...
Talebanët do të shpallin së shpejti përbërjen që pritet të k...
Kosova ka regjistruar sërish shifra të larta të infektimeve ...
Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë të enjten se angazhimi i...
Agjencia e lajmeve Reuters, ka raportuar për vaksinat e skad...
Përmbytjet e shkaktuara nga mbetjet e uraganit Ida lanë të v...
Pas tërheqjes kaotike nga Afganistani në BE dëgjohet sërish ...
Pak kohë më parë, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ...
Shpesherë kemi parë që monumente kulturore të shemben ose ...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt ...
Më 11 shtator, me rastin e ditës së parë të shkollës, krye...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Një i burgosur ka humbur jetën këtë të hënë. Raportohet s...
17 fshatra të Kolonjës dhe të Korçës si Panariti, Trebicka...
Të tjera detaje janë zbardhur nga dosja hetimore e SPAK pë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në ...
Ndonjëherë mund të duket e pamundur të qëndrosh zgjuar gja...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në t...
Ditën e diel do të kemi ndryshim të situatës meteorolo...
Një studim i fundit ka hedhur dritë mbi një fenomen të pap...
Policia e Kosovës po vijon aksionin për arrestimin e grupi...
Që prej 11 korrikut, Ervin Bushati është emëruar ambasador...
Stefanos Kasselakis është fituesi i zgjedhjeve në partinë ...
Auroriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Si...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Energjia për javën e fundit të shtatorit dhe datën 1 tetor...
Sot, më 25 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 24 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 l...
Sot, më 22 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.2 l...