
Qeveria e ardhshme afgane/ Talebanët: Duam marrëdhënie të mira me SHBA
Talebanët do të shpallin së shpejti përbërjen që pritet të k...
Në Teksas, aktivistët kundër abortit po festojnë ndërsa përhrahësit e të drejtës për abort janë hedhur në protesta kundër një ligji të ri. Ligji, i cili sapo ka hyrë në zbatim, përmban disa nga kufizimet më të rrepta ndaj të drejtës së gruas për të vendosur mbi vazhdimin apo ndërprerjen e shtatzanisë.
Korrespondentja e Zërit të Amerikës Deana Mitchell njofton se në qytete të ndryshme në Teksas u zhvilluan këtë javë protesta kundër ligjit që ndalon abortet pas javës së gjashtë të shtatzanisë, kur fillon të dëgjohet e rrahura e zemrës së fetusit. Ky është ndoshta ligji më kufizues ndaj të drejtës për abort në Shtetet e Bashkuara:
?Ligji që sapo hyri në fuqi në Teksas do të ndalojë rreth 90% të aborteve që kryhen në këtë shtet. Kjo situatë do të krijohet të paktën për të ardhmen e parashikueshme, edhe nëse ligji sfidohet me sukses në gjykatë më pas,? thotë ekspertja juridike Mary Ziegler.
Zakonisht gratë nuk e dinë që janë shtatzëna deri pas gjashtë javësh shtatzani. Që në vitin 1973, gratë amerikane kanë pasur të drejtën e abortit deri në të paktën javën e 22-të të shtatzanisë, kur fetusi mund të jetë në gjendje të jetojë jashtë mitrës së nënës. Zbatimi i ligjit të Teksasit mbështetet tek aktivizmi i qytetarëve të thjeshtë.
?Të vetmit persona që e vënë në jetë këtë ligj janë qytetarët e thjeshtë duke hedhur në gjyq klinikat apo mjekët që bëjnë aborte, apo ata që ndihmojnë gratë për të bërë aborte, pra të afërm ose organizata joqeveritare,? thotë zonja Ziegler.
Joe Pojman punon me Aleancën e Teksasit Pro Jetës që lufton kundër abortit.
?Në muajt e ardhshëm do të lindin fëmijë që pa këtë ligj do të kishin humbur jetën nga aborti?.
Ai thotë se duke u dhënë qytetarëve të thjeshtë të drejtën të ngrenë padi kundër klinikave të abortit dhe mundësinë të fitojnë 10,000 dollarë nga vendimi gjyqësor, ligji vepron të paktën si parandalues.
?Nuk jemi të interesuar të nxisim procese gjyqësore, thjesht duam të mbrojmë foshnjet,? thotë zoti Pojman.
Ai vëren se është shtuar financimi shtetëror për klinika, ku gratë shtatzëna mund të marrin mjekim dhe ndihmë për të vazhduar shtatzaninë.
Mark Fair, shef ekzekutiv i një klinike për gratë shtatzëna, parashikon se do të shtohet numri i pacienteve që përdorin shërbimet e tyre si rrjedhojë e ligjit të ri.
?Aktualisht ende kemi rrobat e verës, por brenda pak muajsh, kur të freskohet koha në Teksas, do të nxjerrim rrobat e dimrit?.
Aktivistet për të drejtën e abortit thonë se gratë, sidomos ato që nuk kanë mundësi financiare për të shkuar në shtete të tjera për të kryer abort, do të dëmtohen nga ky ligj.
Paxton Smith tërhoqi vëmendje në pranverë kur gjatë fjalimit të diplomimit në një shkollë të mesme në Dallas iu drejtua të rinjve të tjerë me thirrjen që të luftojnë për të penguar futjen në zbatim të ligjit.
?Fakti që më është hequr mua e drejta për të marrë një vendim të tillë kaq madhor për jetën time është një akt që e ul dhe e nënvlerëson tmerrësisht gruan,? tha ajo.
Megjithëse Gjykata e Lartë votoi me pesë vota pro dhe katër kundër për të lejuar hyrjen e ligjit në fuqi për momentin, në tetor do të marrë në shqyrtim një tjetër ligj të ngjashëm për abortin në Misisipi./voa
Talebanët do të shpallin së shpejti përbërjen që pritet të k...
Kosova ka regjistruar sërish shifra të larta të infektimeve ...
Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë të enjten se angazhimi i...
Agjencia e lajmeve Reuters, ka raportuar për vaksinat e skad...
Përmbytjet e shkaktuara nga mbetjet e uraganit Ida lanë të v...
Pas tërheqjes kaotike nga Afganistani në BE dëgjohet sërish ...
Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell e quajti përvojë...
Autoritetet thonë se të paktën tetë persona kanë vdekur në q...
Mesditën e sotme në mediat kosovare u raportua lajmi se Mini...
Në Kosovë vijon të rritet numri i personave të prekur nga Co...
Vajzat lëvizin nga një vend në tjetrin pa parapërgatitje, në...
Presidenti Joe Biden e shfrytëzoi takimin e tij të parë me n...
Kosova dhe Serbia po përgatiten aktualisht për një takim të ...
Ujdi me talibanët për të stabilizuar Afganistanin. Këtë e dë...
Një krim makabër ka ndodhur në Turqi, ku një imam ka vrarë t...
Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të publikuar në qe...
Një vajzë 15-vjeçare nga Tetova ka vdekur në Klinikën Infekt...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në bregdetin e Kavala ...
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, kritikoi t...
Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, njoftoi të m...
Lidhur me pesticidet e ndaluara në vendet e BE-së, por...
Biznesmeni Irfan Hysenbelliu, i cili njihet si manjat ...
Për aksidentin në Durrës ku drejtuesi i furgonit, Ndue Aba...
“Stop” u ndal në një aksident të ndodhur në 7 Mars 2023 në...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Marjan Marku alias Martin Bardhi u vra në një atentat ...
Marjan Marku alias Martin Bardhi u ekzekutua mën...
Xhevair Ibraj, mekaniku shqiptar që u kap në Irlandë me dr...
Radhë të gjata me automjete janë krijuar në pikën kufi...
Shumë gjendje, autoimune apo sëmundje dërgojnë shenjat e t...
Nëna insistonte me djalin e saj 4 vjeç që të kërkonte të f...
Tani, kur teknologjia është duke ndryshuar qasjen ndaj...
Ditën e sotme do të kemi mot të paqëndrueshëm me reshj...
Ekspertë të pavarur të Këshillit të Evropës thonë se legji...
Ish-gruaja e vrasësit serial francez Michel Fourniret ...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen në...
Ushtria e Izraelit tha të mërkurën mbrëma se Hamasi – grup...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Ndrek dhe Mimika Luca, rinia dhe dashuria që mbeti me rrez...
Rritja e kredisë konsumatore është përshpejtuar në tre...
Transfertat kombëtare në euro janë rritur ndjeshëm gja...
Sot më 29 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.5...
Prej dekadash Ballkani është një Rajon që ka vuajtur nga l...