LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shifra të frikshme në Kosovë/ 21 viktima dhe mbi 1.200 raste të reja me COVID-19

4 Shtator 2021, 13:13, Kosova & Bota CNA
Shifra të frikshme në Kosovë/ 21 viktima dhe mbi 1.200 raste

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 21 viktima, nga Covid-19.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore kanë regjistruar edhe 1.278 persona të infektuar me Covid-19, në 24 orët e fundit.

?Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.346 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 901.013 doza të vaksinës.

Deri më sot 306.287 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 10.609 testime, 1.278 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 21 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.248 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 122.140.

Në total numri i rasteve aktive është 26.534.?-thuhet në njoftim./CNA.al

Lajmet e fundit nga