
Takimi Biden-Zelenski/ Amerika kërkon të rifitojë imazhin
Presidenti Joe Biden e shfrytëzoi takimin e tij të parë me n...
Vajzat lëvizin nga një vend në tjetrin pa parapërgatitje, në përpjekje të dëshpëruara për t?u shpëtuar talebanëve, për t?i shpëtuar rrezikut ndaj jetës thjesht për faktin se janë marrë me një aktivitet të dashur ? lojën e futbollit.
Përpjekje ndërkombëtare për të evakuuar anëtaret e ekipit kombëtar të futbollit për femra në Afganistan, së bashku me dhjetëra anëtarë të familjeve të tyre dhe stafin e federatës së futbollit, pësuan një dështim dërrmues javën e kaluar nga sulmi vetëvrasës në aeroportin e Kabulit që vrau 169 afganë dhe 13 ushtarë amerikanë.
Tani, të frikësuara dhe të dëshpëruara, vajzat mbajnë gjallë një shpresë të vogël se një koalicion i largët me ish-zyrtarë të ushtrisë dhe inteligjencës amerikane, kongresmenë, aleatë amerikanë, grupe humanitare dhe kapitenen e ekipit kombëtar të femrave në Afganistan mund t’i nxjerrin së bashku me familjet nga Afganistani.
“Ato janë vajza të reja të mrekullueshme të cilat, në vend që të luajnë me shoqet apo të argëtohen me njera-tjetrën, gjenden në një situtë shumë të keqe thjesht për faktin se luajnë futboll,” thotë Robert McCreary, ish-shef i stafit të Kongresit dhe zyrtar i Shtëpisë së Bardhë nën Presidentin George W. Bush, i cili ka punuar me forcat speciale në Afganistan. “Duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbrojtur, për t’i sjellë në vend të sigurt”.
Shumica e futbollisteve afgane, nga ekipi kombetar i formuar në 2007, u evakuuan në Australi javën e kaluar.
Por lojtaret e ekipit të shpresave, të moshës 14-16 vjeç dhe familjet e tyre janë po aq të kërcënuara nga talebanët, jo vetëm sepse grave dhe vajzave u ndalohet të luajnë sport, por sepse ato bënin aktivizëm për vajzat dhe angazhoheshin në mënyrë aktive në komunitetet e tyre, thotë Farkhunda Muhtaj, kapitene e ekipit kombëtar të futbollit afgan për femra, e cila jeton në Kanada.
?Ata janë të demoralizuara, duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhen,” thotë zonja Muhtaj, i cili është në kontakt me vajzat dhe i nxit të ruajnë qetësinë.
Deri tani ka pasur të paktën pesë përpjekje të dështuara për të shpëtuar vajzat, pasi ato u zhvendosën për hir të sigurisë, thanë McCreary dhe Muhtaj. Ata ishin “vetëm pak hapa nga liria,” kur ndodhi shpërthimi vetëvrasës, tha zonja Muhtaj.
Përpjekjet e shpëtimit janë ndërlikuar edhe nga madhësia e grupit – 133 persona, përfshirë 26 pjesëtaret e ekipit të të rejave, si dhe familjarë, të rritur dhe fëmijë, përfshirë edhe foshnja. Shumë prej tyre nuk kanë pasaporta ose dokumentacionin tjetër të nevojshëm për të hipur në avionë që nisen nga Kabuli.
Zoti McCreary tha se misioni – i quajtur Operacioni Topat e Futbollit ? vazhdon në bashkëpunim me vende të tjera, me shpresën se vajzat do të vendosen në SHBA.Ai tha se Australia, Franca dhe Katari kanë shprehur dëshirën për të ndihmuar. Ai gjithashtu u bëri thirrje talebanëve të krijojnë lehtësira për daljen e grupit, duke thënë se kjo do të krijojë vullnet të mirë.
Ish-kapitenia e ekipit kombëtar të futbollit amerikan për femra, Julie Foudy, e cila ka fituar dy herë Kupën e Botës dhe dy herë medalje ari në Olimpike, tha se përpjekjet e shpëtimit ?rrisin staturën e këtyre vajzave dhe e vënë theksin tek rëndësia e barazisë gjinore, tek demokracia dhe të gjitha këto gjëra që ne vlerësojmë në këtë vend”.
“Shumë prej nesh mund të ngrihemi si atlete femra – si qenie njerëzore – dhe të themi: ?Ky është një moment që kërkon prej nesh të bëjmë atë që është e drejtë,? prandaj absolutisht duhet ta bëjmë,” tha ajo.
Nic McKinley, ish-zyrtar i CIA-s dhe veteran i Forcave Ajrore amerikane, i cili themeloi DeliverFund me qendër në Dallas, një organizatë jofitimprurëse që ka siguruar strehim për 50 familje afgane, tha se ai e kupton përse SHBA ishte e përqendruar në zhvendosjen e afganëve që ndihmuan forcat amerikane, por se edhe të tjerë kanë nevojë për ndihmë.
“Si i bëhet për atë vajzën e vogël që thjesht dëshiron të gjuajë topin me këmbë përreth një fushe dhe ka punuar shumë për ta perfeksionuar këtë aftësi për të konkurruar në rang botëror, e cila e gjen veten papritmas në rrezik vetëm sepse thjesht donte të merrej me sport? ” pyet ai. “E vetmja gjë e keqe që kanë bërë në sytë e talebanëve … është fakti që kanë lindur vajza dhe kishin guximin të ëndërronin të bënin diçka”.
Zoti McCreary thotë se ata që janë angazhuar për t?i shpëtuar ndjehen personalisht përgjegjës sepse SHBA i ndihmoi vajzat të shkonin në shkollë dhe të luanin futboll.
“Tani ne duhet t’i mbrojmë,” tha ai. “Ato nuk duhet të jenë në rrezik për gjëra që vetë ne i ndihmuam t?i bëjnë”./VOA
Presidenti Joe Biden e shfrytëzoi takimin e tij të parë me n...
Kosova dhe Serbia po përgatiten aktualisht për një takim të ...
Ujdi me talibanët për të stabilizuar Afganistanin. Këtë e dë...
Një krim makabër ka ndodhur në Turqi, ku një imam ka vrarë t...
Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të publikuar në qe...
Një vajzë 15-vjeçare nga Tetova ka vdekur në Klinikën Infekt...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në bregdetin e Kavala ...
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, kritikoi t...
Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, njoftoi të m...
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka sinjalizuar gatish...
Më shumë se gjysma e të rriturve amerikanë, 54%, besojnë se ...
Nga sot në Greqi do të hyjë në fuqi ligji i ri, në kuadër të...
Presidenti i SHBA, Joe Biden u përpoq të “kthente faqen” ng...
Presidenti amerikan Joe Biden në një konferencë për shtyp ka...
Gjermania është duke planifikuar një fushatë mbarëkombëtare ...
Në Kosovë ka mbërritur avioni i tretë me 131 qytetarë afganë...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka informuar se nga 11 m...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka bërë një riorganizi...
Nga numërimi i mbrëmshëm i votave për zgjedhjet që u zhvill...
Lufta më e gjatë e SHBA mori fund: Pas 20 vitesh, ushtria am...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e ZVA Elbasan e cila la pa...
“Sa e vështirë është të jesh gjithë kohën me frikën, se mo...
Rasti i radhës në “Stop” ka të bëjë me 79-vjeçaren Eftali ...
Ditën e djeshme, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan t...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aks...
Kjo e premte është shoqëruar me trafik të rënduar në k...
Gëzim Çela, ish oficeri i Forcave Speciale, u arrestua...
Mbrëmjen e kësaj të premteje është arrestuar në Kosovë...
Vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike...
"Mjekët kanë nxjerrë më shumë se 60 krimba të gjallë n...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve ...
Truri është i vetmi organ i trupit të njeriut, të cilit i ...
Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka paralajmër...
Rasti i Liridona Murselit ka tronditur të gjithë opinionin...
Me orë të tëra pjesëmarrësit në takimin e Këshillit...
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Mitrovicë, nj...
Media prestigjoze britanike “BBC” i ka kushtuar Kukësit qy...
Aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Guri Koço, fes...
Mirush Kabashi, mjeshtri i skenës së teatrit dhe jo vetëm,...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Sot më 9 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Teksa ekonomia e vendit u zgjerua dhe buxheti arkëtoi ...
Sot më 8 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 l...
Procedura për ndërtimin e një institucioni për edukimin dh...