LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hyn në fuqi ligji i ri në Greqi/ Kush nuk vaksinohet ikën nga puna

1 Shtator 2021, 07:15, Kosova & Bota CNA
Hyn në fuqi ligji i ri në Greqi/ Kush nuk vaksinohet ikën nga

Nga sot në Greqi do të hyjë në fuqi ligji i ri, në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Sipas ligjit të ri, pezullohen nga puna, punonjësit e pavaksinuar në sistemin e shëndetësor.

Mediat greke raportojnë se rreth 10 mijë punonjës të këtij sektori nuk e kanë marrë ende vaksinën. Dhe me ligjin e ri ata do të pushohen nga puna si për mbrojtjen e tyre ashtu edhe për mbrojtjen e pacientëve për të cilët kujdesen.

Nga ky proces do të lindin shumë boshllëqe në sistemin shëndetësor të cilat pritet të përcaktohen me saktësi në 48 orët e ardhshme.

Ministri i Shëndetësisë e quajti me rëndësi këtë proces duke theksuar se stafet mjekësore duhet të binden që të vaksinohen.

Qeveria ka hartuar një plan që përcakton si do të vendosen infermierët dhe mjekët e vaksinuar në mënyrë që të plotësohen boshllëqet e krijuara në disa qendra shëndetësore.

Lajmet e fundit nga