LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Biden përpiqet të "kthejë faqen" nga një muaj kaosi

31 Gusht 2021, 20:25, Kosova & Bota CNA
Biden përpiqet të "kthejë faqen" nga një muaj

Presidenti i SHBA,  Joe Biden u përpoq të “kthente faqen” nga një muaj kaosi dhe vdekjeje në Afganistan dhe, më gjerë, nga 20 vjet përpjekje përfundimisht të kota të SHBA-së për pushtim dhe ndërtim kombi.

Ai foli për “suksesin e jashtëzakonshëm” të misionit të evakuimit amerikan gjatë javëve të fundit, me më shumë se njëqind mijë amerikanë dhe afganë që u dërguan me aeroplan nën presionin ekstrem.

Ndonjëherë ai dukej mbrojtës, duke vënë në dukje se amerikanët ishin paralajmëruar 19 herë të dilnin nga Afganistani para tërheqjes së ushtrisë amerikane në gusht. Ai akuzoi udhëheqësit afganë dhe fajësoi administratën Trump për negocimin e asaj që ai e karakterizoi si një marrëveshje tërheqjeje joadekuate me talebanët.

Ai tha se SHBA nuk kishte interes jetik për Afganistanin dhe se misioni atje-për të çrrënjosur Al-Kaedën dhe parandalimin e sulmeve të ardhshme terroriste-u përmbush një dekadë më parë.

“Ishte koha për t’i dhënë fund kësaj lufte,” tha ai. Ai më pas u përpoq të riformulojë politikën e jashtme amerikane si më pak të varur nga dislokimet ushtarake dhe më shumë nga diplomacia dhe bashkëpunimi ndërkombëtar për t’u përballur me kundërshtarët si Kina dhe Rusia.

Sondazhet e opinionit publik tregojnë se amerikanët ende mbështesin tërheqjen e SHBA nga Afganistani, megjithëse shumë janë të pakënaqur me mënyrën se si Biden mbikëqyri daljen. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se shpresojnë, me kalimin e kohës, që kombi të jetë mirënjohës për atë që presidenti arriti dhe të harrojë detajet se si përfundoi./ CNA.al

Marrë nga BBC

Lajmet e fundit nga