LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarret masive në Greqi/ Mitsotakis riorganizon kabinetin qeverisës

31 Gusht 2021, 11:21, Kosova & Bota CNA
Zjarret masive në Greqi/ Mitsotakis riorganizon kabinetin qeverisës

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka bërë një riorganizim të kabinetit qeverisës pas situatës së zjarreve dhe situatës së pandemisë në vend. Ai ka prezantuar një Ministri të re për Mbrojtjen Civile dhe Menaxhimin e Krizave pas situatës së zjarreve shkatërruese të këtij muaji, duke bërë ndryshime në drejtimin e tre ministrive kryesore.

?Mitsotakis ka emëruar ish-ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e forcave të armatosura Evangelos Apostolakis, një admiral në pension, në krye të ministrisë së re, e cila gjithashtu do të ketë juridiksion mbi luftimin e zjarreve? ka njoftuar zëdhënësi i Qeverisë Yiannis Oikonomou.

Sipas tij zëvendësministri për Mbrojtjen Civile Nikos Hardalias, i cili ishte në ballë të përgjigjeve të pandemisë dhe zjarrit po zhvendoset në Ministrinë e Mbrojtjes, ku do të shërbejë si zëvendës nën drejtuesi aktual Nikos Panagiotopoulos.

Në ndryshimet e tjera në përbërjen e qeverisë është Michalis Chrysochoidis, i cili  po zëvendësohet në Ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarëve nga Panagiotis Theodorikakos dhe Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias po merr portofolin e Turizmit nga Haris Theocharis.

Kikilias do të zëvendësohet në Ministrinë e Shëndetësisë nga Thanasis (Thanos) Plevris, me Assimina (Mina) Gaga, mjeke dhe shefe e një prej departamenteve të pneumonologjisë në spitalin Sotiria të kryeqytetit, e emëruar si zëvendëse e tij.

Deputetët Andreas Katsaniotis dhe Simos Kedikoglou, ndërkohë, emërohen përkatësisht zëvendësministër të jashtëm për grekët jashtë vendit dhe zëvendësministër të peshkimit. Michalis Papadopoulos do të ketë përgjegjësinë për transportin në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës.

Ndërkohë ministritë e tjera, përfshirë ministrin e Jashtëm Nikos Dendias mbetën të pandryshuara./CNA.al

Lajmet e fundit nga