LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata në Afganistan/ Papa Françesku: Të ndihmojmë nevojtarët dhe të lutemi për ta

29 Gusht 2021, 14:24, Kosova & Bota CNA

Gjatë meshës së të dielës në Vatikan, Papa Françesku është ndalur te situata kaotike në Afganistan. Ndërsa ka bërë thirrje për të ndihmuar nevojtarët dhe për t?u lutur për ta, Papa ka falenderuar të gjithë ato shtete që po strehojnë afganët në këto ditë të vështira.

Ndërkohë Papa ka shtuar se dialogu dhe solidariteti dërgojnë në krijimin e një bashkëjetese paqësore dhe vëllazërore.

?Duhet të ndihmojmë nevojtarët, të lutemi për ta. Dialogu dhe solidariteti dërgojnë në krijimin e një bashkëjetese paqësore dhe vëllazërore dhe ofrojnë shpresë për të ardhmen e vendit.

Falenderoj të gjithë ato shtete që po ndihmojnë afganët në këtë situatë të vështirë?, u shpreh Papa Françesku./ CNA.al

Lajmet e fundit nga