LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Situatë e rëndë në Afganistan/ Tjetër shpërthim pranë Aeroportit të Kabulit

29 Gusht 2021, 13:19, Kosova & Bota CNA

Një tjetër shpërthim ka ndodhur sot në pranë Aeroportit të Kabulit.

Disa imazhe të postuara në mediat sociale tregojnë retë e zeza të tymit që ngrihen në ajër mbi ndërtesat.

BBC raporton se një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë ka konfirmuar shpërthimin, ndërsa ka shtuar se shkak është bërë një raketë që goditi një shtëpi pranë aeroportit.

Aeroporti nuk u godit drejtpërdrejt, tha burimi.-raporton BBC.

Ende nuk dihet nëse ka viktima.

Presidenti amerikan Joe Biden kishte paralajmëruar se një sulm tjetër në aeroportin në Kabul.

Rreth 170 persona u vranë në një shpërthim vetëvrasës pranë aeroportit të enjten, i cili u krye nga një degë e grupit të Shtetit Islamik./CNA.al

Lajmet e fundit nga