web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Barazoi Dua Lipën me Goran Bregoviç”/ Rama ka një përgjigje për “kinse patriotët”

24 Gusht 2021, 09:43, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot në lidhje me kritikat ndaj performancës së këngëtarit serb, Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka dhënë një përgjigje pë rata që ai I cilëson si ?kinse patriot?, që sipas tyre kryeministri e paska krahasuar Goran Bregoviç me këngëtaren Dua Lipa-

Rama thekson se nuk ka barazuar hiç fare Dua Lipën me Goran Bregoviçin, por sipas tij ka thënë me një shembull të vërtetën e hidhur se të barabartë, njësoj krejt janë ata që shajnë e mallkojnë, në serbisht a në shqip.

?NJË KOMENT PËR KOMENTET E KINSE PATRIOTËVE

Ashtu siç bënë Bregoviçin kriminel serb pa asnjë fakt, tani sokëllijnë që unë paskam barazuar Dua Lipën me të! Dhe histeria vazhdon por jo, unë nuk kam barazuar hiçfare Dua Lipën me Goran Bregoviçin, po kam thënë me një shembull të vërtetën e hidhur se të barabartë, njësoj krejt janë ata që shajnë e mallkojnë, në serbisht a në shqip, artistët e sportistët me emër të palës tjetër! Histeri fashiste që as nuk e mbron, as e nderon, po vetëm e turpëron shqiptarinë, e cila s’mund të jetë kurrë shembëlltyrë e urrejtjes!?-shkruan Rama./CNA.al

Sulmet ndaj Bregoviç/ Rama: Histeri fashiste, e kthyen në ?kriminel serb?





Lajmet e fundit nga