
Përmbytjet në Gjermani/ Merkel viziton zonat e goditura rëndë në Nordrhein-Westfalen
Më shumë se 160 vetë humbën jetën si rezultat i përmbytjeve ...
Departamenti amerikan i Shtetit po u bën thirrje amerikanëve të mos udhëtojnë në Britani për shkak të rasteve në rritje tme COVID-19 në vend.
Departamenti i Shtetit e rriti të hënën në nivelin më të lartë paralajmërimin për udhëtimet në Britani, pas një veprimi të ngjashëm të ndërmarrë nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve më parë gjatë ditës.
Të dy agjencitë thanë se nëse njerëzit duhet të udhëtojnë për në Britani, ata duhet të sigurohen që janë vaksinuar plotësisht para udhëtimit.
Paralajmërimi erdhi ndërsa britanikët festonin “Ditën e Lirisë”, fundi zyrtar i pothuajse të gjitha kufizimeve të mbylljes së koronavirusit, duke përfshirë vënien e detyrueshme të maskës dhe distancimin shoqëror.
Por Kryeministri Boris Johnson ka të ngjarë të ketë ulur entuziazmin e festimeve kur njoftoi se do të kërkohet prova e vaksinimit për të hyrë në klubet e natës dhe vendet e tjera ku mblidhen turma të mëdha njerëzish duke filluar në fund të shtatorit. Kryeministri Johnson e kaloi Ditën e Lirisë në karantinë pasi ministri i shëndetësisë Sajid Javid doli pozitiv me COVID-19.
Rastet në Britani kaluan 50,000 të infektuar në ditë javën e kaluar për herë të parë që nga janari. Rritja kryesisht ka ardhur nga varianti delta i virusit, i identifikuar së pari në Indi.
Në anën tjetër të Atlantikut, qeveria kanadeze njoftoi të hënën se do të rihapë kufirin e saj për shtetasit amerikanë dhe banorët e përhershëm që jetojnë në Shtetet e Bashkuara duke filluar nga 9 gushti, për sa kohë që ata tregojnë prova se janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19 dhe testojnë negativë për virusin brenda 72 orëve nga mbërritja. Zyrtarët gjithashtu thanë se do të lejojnë vizitorë të vaksinuar plotësisht nga vendet e tjera duke filluar nga 7 shtatori.
Ndërkohë, më shumë se gjysma e 25 milionë qytetarëve të Australisë janë nën masa izolimi të martën pasi kryeministri i shtetit të Australisë Jugore Steven Marshall njoftoi një bllokim të menjëhershëm shtatë-ditor pasi u zbuluan pesë raste të reja. Australia e Jugut bashkohet me shtetet fqinje të Viktorias dhe Nju Sauth Uejlls për të vendosur bllokime të zgjatura që nga fundi i qershorit, kur një shofer limuzine në aeroport në Sidnei, rezultoi pozitiv për variantin shumë ngjitës të deltës.
Dhe një studim i ri i publikuar të martën nga Qendra për Zhvillimin Global me bazë në Shtetet e Bashkuara thotë se numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia në Indi mund të jetë 10 herë më i lartë se numri zyrtar i 414,482 viktimave, duke e bërë këtë katastrofën më të rëndë humanitare për vendin e Azisë Jugore që kur fitoi pavarësinë e nga Britania në 1947.
Studimi thotë se rreth 3 milionë deri në 4.7 milionë njerëz humbën jetën nga virusi midis janarit të vitit 2020 dhe qershorit të këtij viti. Vendi i dytë më i populluar në botë, me rreth 1.3 miliardë njerëz, po del nga një valë shkatërruese mes prillit dhe majit që u nxit pjesërisht nga varianti Delta./VOA
Më shumë se 160 vetë humbën jetën si rezultat i përmbytjeve ...
Derisa trupat amerikane tërhiqen nga Afganistani, zyrtarët k...
Pothuajse nëntë muaj pas zgjedhjeve të vjetshme presidencial...
Ç’bën THW pas katastrofës? Punonjësit e saj japin ndihma të ...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë ...
Zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Atal thotë se Franca k...
Ndërsa në Shtetet e Bashkuara rastet me COVID-19 po shënojnë...
Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar akuzuan Kinën për...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur pas takimit me ...
Përfundon takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dh...
Numri i viktimave nga përmbytjet në Evropën Perëndimore e ka...
Gjermania vijon të përballet me një situatë të vështirë, për...
Dy qendra vaksinimi janë plaçkitur në Francë, teksa është pr...
Pas reshjeve të mëdha të shiut, Komuna e Prishtinës tha se s...
Maqedonia e Veriut ka riatdhesuar 23 shtetas të saj nga zona...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 26...
Parlamenti i Kosovës ka filluar nismën për hartimin e një li...
Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe ministri i tij i Fi...
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vizitur zonat e përmbyt...
Nesër pritet të zhvillohet takimi i ri mes kryeministrit të ...
“Stop” ishte në qytetin e Elbasanit, pasi Mikel Xhika në d...
Gërryerjet e paligjshme në lumin Shkumbin vazhdojnë të pa ...
Në 6 Maj 2022 “Stop” ishte në Kavajë ku trajtoi problemin ...
Mehdi Behluli nga Manza e Durrësit në vitin 2013 mori një ...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Dy mjekë të QSUT janë arrestuar nga policia pasi bënin ska...
18-vjeçari Enjon Saliaj, ka humbur jetën një natë më parë ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës. Automjeti i...
Policia po vijon operacionin “Fijet” për çmontimin e kamer...
Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet në Qarkun...
Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e vranësirave...
Sipas një studimi nga Universiteti i Jutës në Shtetet ...
Vlerat e ulëta barike që dominojnë Ballkanin Perëndimor do...
Një skandal i vërtetë raportohet nga mediat e huaja, teksa...
Kur historiani i Boeing-ut, Michael Lombardi, flet për tip...
Nën presionet në rritje të luftës në Ukrainë, kompleksi us...
Një objekt që dyshohet të jetë një “balonë përgjimi” kinez...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Europa do të bëjë një tjetër hap të madh drejt ndërprerjes...
Euro këmbehet sot me lekun po aq sa franga zvicerane në ku...
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja. Sipas...
Gratë në Gjermani ende marrin rroga mesatarisht më të ...