LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Infektohet sërish me Covid-19?/ Boris Johnson vetëizolohet

18 Korrik 2021, 17:19, Kosova & Bota CNA
Infektohet sërish me Covid-19?/ Boris Johnson vetëizolohet

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe ministri i tij i Financave, Rishi Sunak, do të vetizolohen për të paktën dhjetë ditë, pas njoftimit se ata kanë pasur kontakt me një person të infektuar me koronavirus.

Më herët, zyra e Johnsonit tha se ai dhe Sunak do të merrnin pjesë një programin pilot të qeverisë, që do t?u lejonte atyre që të punonin nga zyrat e tyre, kur personat e tjerë të përfundonin orarin e punës.

Megjithatë, Johnson e ndryshoi këtë vendim vetëm tri orë më vonë, për shkak të kritikave të shumta.

Zyra e Johnsonit tha më 18 korrik njoftoi se kryeministri dhe ministri i Financave kishin qenë në kontakt me një person të infektuar, por nuk zbuluan identitetin e këtij personi. Megjithatë, një ditë më herët, ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid njoftoi se është infektuar me COVID-19. The Sunday Times më herët ka raportuar se Johnsoni ka pasur një takim të gjatë me Javidin më 16 korrik.

Partitë e opozitës thanë se sugjeronte se ekzistonte ?një rregull për ta dhe një tjetër për ne të tjerët?. Doëning Street deklaroi  se Boris Johnson do të zhvillojë takime në distancë në Damë.

Lajmet e fundit nga