SHBA/ Shtohen rastet dhe vdekjet me COVID-19 mes të pavaksinuarve
Shtetet e Bashkuara po përjetojnë një rritje të rasteve dhe ...
Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese në Gjermaninë perëndimore dhe Belgjikë u rrit në të paktën 168 të shtunën pas shpërthimit të lumenjve dhe përmbytjeve të furishme këtë javë që shembën shtëpi dhe shkatërruan rrugë dhe linja elektrike.
Rreth 141 njerëz vdiqën nga përmbytjet që janë katastrofa më e rëndë natyrore në Gjermani për më shumë se gjysmë shekulli. Sipas policisë, 98 nga viktimat janë në rajonin Ahrweiler në jug të Këlnit.
Qindra vetë ishin të zhdukur, pasi disa zona u bënë të paarritshme për shkak të niveleve të larta të ujit, ndërsa nuk ishte vendosur ende komunikimi me disa pjesë të vendit.
Banorët dhe pronarët e bizneseve po përpiqeshin të pastronin në qytetet e dëmtuara rëndë.
“Gjithçka është shkatërruar plotësisht. Nuk njihet më vendi”, tha duke mbajtur lotët Michael Lang, pronari i një dyqani verërash në qytetin Bad Neuenahr-Ahrweiler, në Ahrweiler.
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier vizitoi Erftstadtin në shtetin e Nordrhein-Westfalen, ku katastrofa vrau të paktën 43 njerëz.
“Ne vajtojmë me ata që kanë humbur miq, të njohur, familjarë”, tha ai. “Fati i tyre na ka plagosur zemrat”.
Rreth 700 banorë u evakuuan të premten vonë pasi një digë u thye në qytetin Wassenberg pranë Këlnit, thanë autoritetet.
Por Kryetari i Bashkisë në Wassenberg, Marcel Maurer tha se nivelet e ujit ishin stabilizuar që nga nata e djeshme.
“Është shumë herët për të thënë se ka kaluar, por kemi optimizëm të matur”, tha ai.
Diga Steinbachtal në Gjermaninë perëndimore, megjithatë, mbetet në rrezik prishjeje, thanë autoritetet pasi rreth 4’500 njerëz u evakuuan nga shtëpitë përgjatë rrjedhës së poshtme.
Presidenti Steinmeier tha se do të duheshin javë para se të mund të vlerësohet dëmi i plotë, për të cilin pritet të nevojiten disa miliarda euro në fonde rindërtimi.
Armin Laschet, Kryeministri i landit Nordrhein-Westfalen dhe kandidati i partisë në pushtet CDU në zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit, tha se ai do të bisedonte me Ministrin e Financave, Olaf Scholz në ditët në vijim për mbështetjen financiare.
Kancelarja Angela Merkel pritej të udhëtonte të dielën për në Rhineland Palatinate, shteti ku ndodhet fshati i shkatërruar Schuld.
Në Belgjikë, numri i të vdekurve u rrit në 27, sipas qendrës kombëtare të krizës, e cila po koordinon operacionin e atjeshëm të shpëtimit.
Qendra shtoi se 103 njerëz ishin “të zhdukur ose të paarritshëm”. Mendohet se disa mund të mos kontaktohen dot pasi nuk mund të rimbushnin me energji celularët ose gjendeshin në spitale pa dokumenta identiteti, tha qendra.
Ushtria gjermane përdori automjete të blinduara të shtunën për të zhvendosur makinat dhe kamionët e përmbytur nga ujërat.
Shumë zona vazhdonin ende pa energji elektrike dhe shërbim telefonik.
Rreth 700 persona u evakuuan nga një pjesë e qytetit gjerman Wassenberg, në kufirin me Hollandën, pas prishjes së një prite në lumin Rur.
Linjat e trenave dhe rrugët mbetën të bllokuara në shumë zona të Belgjikës lindore. Shërbimi hekurudhor kombëtar tha funksionimi normal do të fillonte të hënën.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Kryeministri belg Alexander De Croo po vizitonin qytete të dëmtuara nga përmbytja të shtunën, sipas televizionit shtetëror belg RTBF.
Përveç Gjermanisë dhe Belgjikës që janë vendet e goditura më rëndë, edhe pjesë jugore të Hollandës janë prekur nga përmbytje të mëdha./VOA
Shtetet e Bashkuara po përjetojnë një rritje të rasteve dhe ...
Presidenti i Gjermanisë shpreh dhimbjen e thellë për humbjet...
Numri i të vdekurve nga përmbytjet katastrofike në Evropën P...
Vijon të mbetet kritike situata nga përmbytjet në Gjermani.N...
Në pikun e sezonit turistik, ishulli i famshëm Mykonos në Gr...
Përmbytjet e forta kanë shkaktuar vdekje dhe shkatërrime në ...
Pas stuhive dhe reshjeve në perëndim të Gjermanisë numri i t...
Maldive, vendi i vogël që përbëhet nga rreth dymbëdhjehtë is...
Kompania mediatike investigative ruse “Proekt” njoftoi të pr...
Barcelona ka rikthyer shtetrrethimin gjatë natës për të fren...
Një sërë politikash po përdoren nga qeveritë e vendeve të nd...
Një zyrtar i qeverisë amerikane i tha Zërit të Amerikës se 7...
Drejtorja e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmun...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka bërë me dije se se...
Një kompani kineze po mbledh të dhëna gjenetike përmes teste...
Ditën e sotme merr fund i nxehti që përfshiu Greqinë prej di...
Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka propozuar të premten ...
Edhe pse po bën të pamundurën për një sezon sa më të suksess...
E përjavshmja britanike “The Economist” botoi edhe këtë vit ...
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar sot një aksion tek objek...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...