LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Covid-19/ Hungaria do të ofrojë dozën e tretë të vaksinës

16 Korrik 2021, 17:22, Kosova & Bota CNA
Covid-19/ Hungaria do të ofrojë dozën e tretë të

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka bërë me dije se se vendi i tij do të ofrojë opsionin e marrjes së dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit.

Duke folur për radion shtetërore, Orban tha se mjekët do të vendosin se cila vaksinë do të jepet me dozën e tretë.

Ai tha se doza përforcuese do të duhej të jepej së paku katër muaj pas dozës së dytë.
Orban po ashtu tha se Hungaria do t?i bëjë të detyrueshme vaksinat kundër koronavirusit për të gjithë punonjësit shëndetësorë.

Mbi 5.5 milionë qytetarë nga 9.8 milionë që ka Hungaria kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës./CNA.al

Lajmet e fundit nga