
Arrestohet bashkëshorti i ish-ministres së Ramës
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar sot një aksion tek objek...
E përjavshmja britanike ?The Economist? botoi edhe këtë vit specialen me titull ?Po sikur??, që përmban një seri artikujsh, në të cilat redaktorët e revistës përpiqen të imagjinojnë se si do të jetë e ardhmja, bazuar në njohuritë aktuale të fakteve dhe tendencave të tyre në fusha të ndryshme. Këtë vit hipotezat janë përqendruar në çështje të lidhura me shëndetin, elementë imagjinarë, dhe mbi tema të tjera të bazuara në provat shkencore.
I nxehti ekstrem (Viti 2041)
Në verën e vitit 2041, një valë e vazhdueshme e të nxehtit ekstrem prek një pjesë të Indisë për 3 javë rresht, me temperatura që shkojnë deri në 50 °C. Në qytetin Çenai buzë Gjirit të Bengalit, gati 18.000 njerëz vdesin për shkak të temperaturave të larta dhe lagështisë.
Ndërkohë pak më në veri në Hiderabad, ka pasur vetëm 26 vdekje, dhe kjo falë politikave të ndjekura që në vitet e mëparshme për t?i mbajtur godinat sa më të freskëta. Programi i parë në këtë aspekt, nisi të zbatohej në vitin 2017, kur administrata lokale eksperimentoi me izolimin e godinave me materiale që reflektojnë më shumë rrezet e diellit.
Në godinat që iu nënshtruan kësaj procedure, u arrit një ulje mesatare e temperaturës prej 2 °C. Po ashtu qyteti ka mbjellë 2.5 milion pemë, të cilat kanë ndihmuar në zvogëlimin e sipërfaqeve të tilla si asfalti, të cilat tentojnë të thithin shumë nxehtësi, dhe më pas e lëshojnë atë ngadalë gjatë natës.
Telefoni inteligjent dhe shëndeti (Viti 2028)
Në shtatorin e vitit 2028, Apple prezantoi iPhone XX, versionin më të fundit të smartfonit të tij të famshëm, që ka shënuar përparime të mëdha në sistemet e monitorimit të shëndetit të përdoruesve të tyre. Përmes një iPhone XX dhe aplikacionit ?Apple Watch?, njerëzit mund të monitorojnë tensionin, gjendjen e sistemit të frymëmarrjes me një oksimetër dhe spirometër, pjellorinë, dhe sisteme për t?i ndihmuar përdoruesit të jetojnë më mirë dhe të hanë ushqimet, të cilat rrezikojnë më pak të shkaktojnë ngjarje të papritura.
Majmunët hënorë (Viti 2055)
Në vitin 2055, Poli i Jugut në Hënë, është i banuar nga një koloni majmunësh që i bëjnë shoqëri disa astronautëve që jetojnë në një bazë hënore, si pjesë e disa eksperimenteve afatgjata. Majmunët janë ndër kafshët e para që kanë lindur direkt në Hënë, pas një pune të gjatë kërkimore që përfshinte, ndër të tjera, edhe zgjedhjen e gjeneve më të përshtatshme për të garantuar që të sapolindurit të kenë një kockë më të dendur, e cila mund të përballojnë efektet negative gravitetit më të ulët.
Inteligjenca Artificiale (Viti 2036)
Fituesi i Çmimit Nobel në Mjekësi në vitin 2036 është YULYA, një Inteligjencë Artificiale që ka ndihmuar në shpëtimin e jetës së të paktën 4 milion njerëzve, përmes gjetjes së kombinimin e duhur të antibiotikëve për të kapërcyer problemin e rezistencës ndaj antibiotikëve. Në dekadat e mëparshme, përdorimi masiv i antibiotikëve kishte çuar në shfaqjen e versioneve bakteriale, të cilat ishin më të afta t?i rezistonin këtyre lloj barnave, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë trajtimin e disa sëmundjeve.
Teknologjia mARN (Viti 2029)
Pasi e treguan potencialin e tyre me vaksinat gjatë pandemisë së koronavirusit të vitit 2020, teknologjitë e mARN bëhen në vitin 2029 një burim i çmuar dhe jo vetëm në fushën mjekësore. Ato përdoren për ta nxitur trupin tonë të prodhojë një larmi të gjerë substancash, nga të cilat përfiton trupi i njeriut.
Gjatë Olimpiadës së Parisit së vitit 2024, disa atletë përdorën barna me bazë mRNA për të rritur sasinë e eritropoetinës (EPO), një hormon që rregullon prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, e cila mundëson një performance fizike më të mirë. Ndryshe nga substancat e tjera dopante që bëjnë të mundur arritjen e të njëjtit qëllim, ato të përdorura në Paris ishin aq të reja sa nuk mund të identifikoheshin përmes testeve klasike të anti-dopingut.
Mënyra e të ushqyerit (Viti 2035)
Në vitin 2019 në revistën shkencore mjekësore ?The Lancet? u botua një artikull mbi nevojën për të hartuar një ?dietë mbi shëndetin planetar?, që të bazohej në përgjysmimin e konsumit të mishit të kuq dhe sheqerit, së bashku me dyfishimin e konsumit frutave të thata, perimeve dhe bishtajoreve midis viteve 2020-2050.
Synimi nuk është arritur ende në vitin 2035, por falë përhapjes së ?dietave të personalizuara?, ai ka filluar të jetë i praktikueshëm, edhe pse vendet më të varfra e kanë shumë të vështirë të kenë qasje në sisteme dhe burimet e duhura për ta zbatuar atë.
?Dieta e personalizuar?, është bërë e mundur nga analizat gjithnjë e më të sakta dhe të lira të trashëgimisë gjenetike të secilit person, dhe nga disponueshmëria e aplikacioneve dhe sistemeve të inteligjencës artificiale, që mbajnë nën kontroll zakonet e të ngrënit.
Sëmundja e demencës (Viti 2050)
Për herë të parë ndër dekada, rastet e demencës senile kanë filluar të bie ndjeshëm, pavarësisht rritjes së moshës mesatare në shumë vende të botës. Shenjat e para të një reduktimi u regjistruan në vitin 2030. Reduktimi i rasteve, duket se lidhet mbi të gjitha me mënyrat e shëndetshme të jetesës të popullatës, me më pak ekspozim ndaj substancave potencialisht toksike, dhe falë një vëmendjeje më të madhe ndaj shëndetit gjatë plakjes. / Marrë me shkurtime nga Il Post ? Bota.al
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar sot një aksion tek objek...
Stuhitë dhe rreshjet e shiut në landet Rheineland-Pflaz dhe ...
Në Gjermani si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet...
Presidenti Joe Biden i ripërsëriti të enjten Kancelares gjer...
Në Gjermani si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet...
Presidenti Joe Biden pret të enjten Kancelaren gjermane Ange...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar s...
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka reaguar pas situat...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë reaguar lidhur m...
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka thënë të ...
Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, i ci...
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian prezantuan të mërkurën plan...
Katër persona kanë humbur jetën dhe të paktën 50 persona jan...
Në fakt ish-Presidenti i SHBA George W. Bush nuk jep më inte...
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se në 2...
Qeveria e Kubës tha të martën se një person ka vdekur gjatë ...
Autoritetet në Kosovë po vazhdojnë përpjekjet për të kuptuar...
Për shkak të rritjes së numrit të migrantëve ilegalë Agjenci...
Pas Italisë dhe Francës, edhe Greqia do të aplikojë vaksinim...
Shefi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, u përpo...
Festat e fundvitit sjellin gëzim tek të gjithë nëpërmjet u...
Dosja e kredisë së Pëllumb Memës me ra rastësisht në dorë....
Emisioni "Fiks Fare" solli një skandal me një qendër ku st...
Kompania "Wizz Air" nuk ndalet me skandalet. Dhjetëra qyte...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Autoritetet gjermane dhe spanjolle kanë bërë të mundur...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushimin e çështjes penale...
Një zjarr ka rënë këtë të hënë në një hotel në fshatin Vra...
Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona D. A., 21 vje...
Urrejtja femër - mashkull i ka rrënjët thellë në fëmijëri ...
Këtë të hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativis...
Të kesh një punë që të pëlqen jo vetëm që mund ta bëjë më ...
Martesa e nxituar është shkaku që Anila ka sjellë djalin e...
Moti në të gjithë kontinentin evropian pritet të përke...
Ushtria amerikane tha të hënën se gjeti pesë trupa pas...
Gjermania po zgjat kontrollet e përkohshme kufitare me Pol...
Detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e Liridona Adem...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Ndrek dhe Mimika Luca, rinia dhe dashuria që mbeti me rrez...
Oferta monetare në lekë po shënon aktualisht rritjen m...
Sot më 4 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93 lekë ...
Sot më 3 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93 lekë ...
Sot më 2 Dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 92.9...