
Gjermani: Më shumë se 100 viktima nga përmbytjet
Pas stuhive dhe reshjeve në perëndim të Gjermanisë numri i t...
Përmbytjet e forta kanë shkaktuar vdekje dhe shkatërrime në disa pjesë të Gjermanisë dhe të Evropës perëndimore. Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës luan rol për katastrofat natyrore.
Rreth 120 të vdekur dhe dhjetra të zhdukur prej përmbytjeve janë regjistruar deri tani në Gjermani, Belgjikë, Zvicër dhe Holandë. Stuhitë e forta dhe reshjet e shiut bënë që lumenjtë dhe rezervuarët e ujit të shpërthenin nga brigjet e tyre dhe përmbytjet e shpejta i shndërruan rrugët në përrenj të furishëm që merrnin me vete makinat dhe shkatërruan ndërtesat.
Gjatë javëve të kaluara Gjermania ka përjetuar ndryshime të shpeshta moti: temperatura të larta dhe thatësi të ndjekura nga reshje të fuqishme.
Të mërkurën dhe të enjten (14./15.07) ky fenomen u shoqërua nga përmbytje katastrofike në rajone të shumta në të gjithë Gjermaninë perëndimore dhe vendet fqinje.
Ekspertët thonë se një mot i tillë ekstrem dikur ndodhte një herë në një brez, por se në të ardhmen mund të ndodhë më shpesh – dhe me më shumë intensitet – një shenjë kjo që ndryshimi i klimës po ndikon në jetën tonë.
A është ky mot normal për Gjermaninë?
“Zakonisht, një mot të tillë e ndeshim vetëm në dimër”, tha për stacionin WDR Bernd Mehlig, ekspert për mjedisin në landin Nordrhein-Westfalen (NRW) – rajoni i goditur më shumë nga shirat. “Diçka e tillë, me këtë intensitet, është plotësisht e pazakontë në verë.”
Zëdhënësi i ekipit të krizës të qytetit Hagen parashikoi që uji do të arrijë nivele që nuk janë parë më shumë se katër herë në shekull. Ai tha se pjesë të qytetit do të jenë të paarritshme dhe të izoluara për shkak të nivelit të lartë të ujit.
“Ky është normaliteti i ri,” thotë Johannes Quaas, meteorolog pranë Universitetit të Leipzigut: “Ndryshimi i klimës po ndryshon gjithashtu përkufizimin e motit normal. Ne po i afrohemi ngadalë një norme të re që përfshin modele të ndryshme reshjesh.”
A ndikojnë ndryshimet klimatike për përkeqësimin e përmbytjeve?
Rritja e temperaturave i bën zhvillimet ekstreme të motit edhe më intensive. Kur nxehet ajri ai përmban më shumë lagështi, një fenomen që shkencëtarët e zbuluan në shekullin e 19-të. Një ngritje prej një grade e temperaturës e rrit me 7% aftësinë e ajrit për të konservuar lagështirën. Rritja e temperaturave globale çon gjithashtu në një avullim më të shpejtë të ujit në tokë dhe në det – duke shkaktuar më pas fenome edhe më ekstreme atmosferike me reshje dhe stuhi më të mëdha.
“Reshjet e shiut që kemi përjetuar në të gjithë Evropën gjatë ditëve të fundit janë moti më ekstrem, intensiteti i të cilit po forcohet nga ndryshimi i klimës – dhe do të vazhdojë të forcohet më tej me shtimin e ngrohjes globale,” thotë Friederike Otto nga Instituti për Ndryshimin e Mjedisit pranë Universitetit të Oksfordit.
Ndikimi i industrializimit
“Si vend industrial Gjermania po nxehet dy herë më shpejt se niveli i ngrohjes globale.” thotë Johannes Quass. “Kjo do të thotë që shanset e reshjeve të mëdha janë 20% më të larta krahasuar me shekullin e 19-të dhe 10% më të larta se kur kam lindur, pra para dyzet vjetësh.”
Kur toka dhe sistemet e kullimit dhe drenazhimit nuk mund ta thithin ujin shpejt, ose faktorë si zhvillimi urban e pengojnë shpërndarjen e reshjeve, ujërat që rrjedhin në sipërfaqe mund të shkaktojnë përmbytje të rrëmbyeshme dhe dëme të konsiderueshme.
Po ashtu me shkatërrimin e disa llojeve bimësish dhe të barrierave të tjera tokësore si rezultat i ndryshimit të temperaturës dhe modeleve të motit, shumë zona natyrore që dikur absorbonin reshjet dhe ujërat e përmbytjeve janë zhdukur.
“Për sa kohë që do të vazhdojmë të lëshojmë C02, ka të ngjarë që do të vazhdojmë të shohim shira të tillë të fuqishëm”, thotë meteorologu Quass./DW
Pas stuhive dhe reshjeve në perëndim të Gjermanisë numri i t...
Maldive, vendi i vogël që përbëhet nga rreth dymbëdhjehtë is...
Kompania mediatike investigative ruse “Proekt” njoftoi të pr...
Barcelona ka rikthyer shtetrrethimin gjatë natës për të fren...
Një sërë politikash po përdoren nga qeveritë e vendeve të nd...
Një zyrtar i qeverisë amerikane i tha Zërit të Amerikës se 7...
Drejtorja e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmun...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka bërë me dije se se...
Një kompani kineze po mbledh të dhëna gjenetike përmes teste...
Ditën e sotme merr fund i nxehti që përfshiu Greqinë prej di...
Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka propozuar të premten ...
Edhe pse po bën të pamundurën për një sezon sa më të suksess...
E përjavshmja britanike “The Economist” botoi edhe këtë vit ...
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar sot një aksion tek objek...
Stuhitë dhe rreshjet e shiut në landet Rheineland-Pflaz dhe ...
Në Gjermani si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet...
Presidenti Joe Biden i ripërsëriti të enjten Kancelares gjer...
Në Gjermani si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet...
Presidenti Joe Biden pret të enjten Kancelaren gjermane Ange...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar s...
Nën kamuflimin si qendra masazhi ushtrohet prostitucion, m...
64 nga 216 paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Berat ju komu...
“Stop” udhëtoi drejt Niklës pas shqetësimit për shkollën 9...
Në redaksinë e “Stop” ka mbërritur denoncimi i një zonjë q...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e ...
Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të 42-vjeçarit Kl...
Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarr...
Për ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushte...
Në Shqipëri, industria fason e tekstileve dhe këpucëve, që...
Presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë 76 milionë vde...
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta n...
Sipas një studimi të kësaj platforme, në gjashtë muajt e p...
Një gazetare franceze u vu në pranga më 19 shtator nga pol...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Almyros, në Greqinë ...
Prokuroria në Britaninë e Madhe do të ngrejë aktakuzë ndaj...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Zbulohet një foto e rrallë e vitit 1991 ku lideri i Lëvizj...
Botuesi dhe themeluesi i gazetës “Nacional”, Mujë Buçpapaj...
Bota është në prag të një krize për vajin e ullirit. Eksp...
Reduktimi i popullsisë po shkakton rënien e importeve në d...
Një i punësuar me pagë në Shqipëri mesatarisht punoi 4...
Sot, më 21 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98...