LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Vuçiç mbeti i shtangur, i tronditur”/ Çfarë i kërkohet Kurtit në Bruksel

18 Korrik 2021, 20:45, Kosova & Bota CNA
“Vuçiç mbeti i shtangur, i tronditur”/

Nesër pritet të zhvillohet takimi i ri mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ky është takimi i dytë mes Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel. Për herë të parë, dy udhëheqësit janë takuar më 15 qershor dhe gjatë takimit kanë prezantuar pozicionet e tyre të kundërta. Takimi i tyre nxiti debate dhe reagime të shumta jo vetëm në Kosovë, por edhe në shtetet e rajonit.

Këtë temë, në një prononcim për gazetën ?Bota sot? e ka komentuar profesori nga Amerika, Binak Maxharraj.

Fillimisht, ai përmendi bisedimet në kohën e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, ku sipas tij këto negociata ishin të kota dhe nuk sollën asnjë rezultat në favor të Kosovës, vetëm disa marrëveshje në dëm të saj.

?Mbi dhjetë vite me Serbinë dialogun kot Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa dhe për të gjitha këto vite nuk sollën asnjë rezultat përveç disa marrëveshje në dëm të Kosovës dhe në dobi të Serbisë. Karshi Vuçiçit që të dy ishin servila, të përulur, të nënshtruar dhe të nënçmuar, por e bënë me te keqen, ia lanë Kurtit si kopil te dera asociacionin nje etnik me ekzekutiv te cilin Kurti nuk do ta përbijë?, deklaroi profesori.

Mirëpo, Maxharraj me kryeministrin Kurti në krye të tavolinës së bisedimeve, paralajmëroi se gjërat do të ndryshojnë.

Sipas tij, presidenti serb, Vuçiç në takimin e parë me Kurtin, ka mbetur i shtangur, i hutuar, i tronditur, për herë të parë kuptoi se nuk i ka përballë servilët e tipit Thaçi-Mustafa.

?Por, tani njeriu i pro Millosheviçit, Vuçiç përballë e ka një njeri tjetër të fortë si guri të pa korruptuar, të pashantazhuar.

Në takimin e pare, Kurti ia bëri me dije Vuçiçit se çka kërkon dhe se për çka kishte shkuar në dialog. Shkurt i tha se kam ardhur të merremi vesh për njohjet e ndërsjellët. Vuçiç mbeti i shtangur, i hutuar, i tronditur, për herë të parë kuptoi se nuk i ka përballë servilët e tipit Thaçi-Mustafa, të cilën gjë në dialog nuk ia kanë përmend asnjëherë?, theksoi ai.

Në vazhdim, profesori nga Amerika kërkoi nga kryeministri i Kurti t?ia bëjë me dije Vuçiçit se nuk ka vazhdim të bisedimeve, pa njohje të pavarësisë së Kosovës

?Edhe nesër, por edhe në çdo takim të radhës Kurti duhet të ia bëjë me dije Vuçiçit se qëllimi, esenca dhe brendia e tërë dialogut është : ?Njohja e Kosovës si shtet sovran të njohur tanimë nga 120 vende të botës?.

Por, Vuçiç as në takimin e parë nuk pati kurajo ti shpalos kërkesat e veta edhe zyrtarisht se për çfarë ka ardhur ne dialog?!?, nënvizoi Maxharraj.

Gjithashtu, ai kërkoi nga kryeministri shqiptar që t?ia kërkojë Vuçiqit arsyet se pse ai ka ardhur në dialog, dhe jo të vjen në Bruksel dhe të sillet rreth e rrotull për disa kompromise.

Në rast se, Serbia refuzon njohjen e pavarësisë së Kosovës, Maxharraj kërkoi ndërprerje të menjëhershme të dialogut.

?Por, Kurti duhet të ia kërkon arsyet se pse ai ka ardhur në dialog, dhe jo të bënë eskivazhe, por ti shtron kërkesat e Serbisë në tavolinë dhe jo të sillet rreth e rrotull për disa kompromise, le ti thotë haptas cilat janë ato kompromise, kur dihet se Kosova ka bërë boll kompromise me Pakon e Ahtisarit dhe se nuk mund të shkojë më tej?, u shpreh ai

Në rast se, Serbia refuzon njohjen e pavarësisë së Kosovës, Maxharraj kërkoi ndërprerje të menjëhershme të dialogut.

?Kurse, kërkesat e Kosovës dhe kryeministrit Kurti janë të qarta se nëse Serbia kërkon të vazhdoj dialogun ai duhte të ketë një përfundim të çartë: ?Njohjen e Kosovës si shtet sovran dhe të barabartë.?

Nëse kjo mungon, nëse kjo lihet anash nga Serbia, nëse Serbia deklaron çartë se nuk do ta njohë Kosovën si shtet atëherë vjen çështja tjetër se për çka te dialogohet kur mungon njohja. Kjo do te thotë se pa njohjen reciproke nuk do të ketë dialog të mirëfilltë dhe si i tillë dialogu më mirë të ndërpritet, sepse kështu dialogu nuk do te këtë kurrë mbarim që i konvenon Serbisë shtyrja e tij në pakufi?, potencoi profesori.

Në fund, ai insistoi edhe përfshirjen e një negociatori nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi sipas tij BE me qasjen e saj, e ka të vështirë ta dërgojë dialogun para.

?E tërë kjo duhet t?i bëhet e qartë edhe SHBA se pa njohje të ndërsjellët nuk ka dialog, këtë e kërkon vazhdimisht edhe vetë SHBA nga Serbia, por duhet ta detyroi atë që të vijë deri aty. Për të ardhur deri aty duhet një mekanizëm një digë të fortë e cila do të ishte që vetë Shtëpia e Bardhë e Presidentit Biden ta caktojë një negociator presidencial një ndërmjetësues direkt në dialog, sepse kështu siç është dialogu, BE nuk mund ta dërgojë përpara?, përmbylli profesor Binak Maxharraj.

Lajmet e fundit nga