web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Vllaznia bind talentet e akademisë, ja kush është lojtari i radhës që ka firmosur

2 Korrik 2021, 11:13, Sport CNA

Vllaznia nuk i ndahet talenteve të saj të akademisë. Skuadra shkodrane ditën e sotme ka zyrtarizuar Klejdi Palokën si lojtarin e ri kuqeblu. 19-vjeçari luan në fazën mbrojtëse po ashtu edhe në mesfushë dhe sipas klubit shkodran shihet si një element i perspektivës. Paloka ka firmosur kontratë 5-vjeçare dhe këtë lajm e ka bërë të ditur vetë klubi i Vllaznisë me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social ?Facebook?.

 

NJOFTIMI I KLUBIT TË VLLAZNISË ?

?FIRMOS EDHE 19 VJEÇARI KLEJDI PALOKA

Vllaznia e sezonit të ri ka plotësuar organikën e saj me një tjetër lojtar të ri. Ditën e sotme, drejtuesit e klubit kanë firmosur me futbollistin 19 vjeçar Klejdi Paloka, që është produkt i Akademisë tonë. Paloka është një lojtar që luan si në mbrojtje, ashtu edhe në mesfushë dhe konsiderohet një element i perspektivës. Me të është firmosur një kontratë 5 vjeçare sepse klubi beson shumë në aftësitë e tij.?





Lajmet e fundit nga