web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sommer i vendosur keq/ Mblidhen 240 mijë firma dhe kërkohet përsëritja e ndeshjes Francë-Zvicër

1 Korrik 2021, 20:49, Sport CNA

Zvicra bëri një arritje të madhe në Europianin e këtij viti, teksa eliminoi në fazën e 1/8-ve Francën, pas penaltive, pasi ndeshja ishte mbyllur në barazim 3-3. Nga ruleta e penalltive, helvetët u treguan më të saktë, duke i shënuar te pesta penalltitë, ndërsa për Francën gaboi Mbappe, gjuajtja e të cilit u prit nga portieri Sommer. Megjithatë në Francë tashmë kërkohet përsëritja e ndeshjes.

Tifozët e ?gjelave? pretendojnë se te penalltia e gjuajtur nga Mbappe, portieri Sommer nuk ishte në vijën e portës dhe për këtë arsye ajo duhej përsëritur. Për shkak se kjo nuk u bë nga gjyqtari në atë moment, tashmë tifozët kërkojnë përsëritjen e ndeshjes, raporton ?RTL Sport?. Madje në Francë është nënshkruar edhe një peticion, ku janë mbledhur plot 240 mijë firma përmes faqes ?Les Lignes Bougent? për përsëritjen e sfidës.





Lajmet e fundit nga