web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lajm i keq te Partizani, dëmtohet Ferhan Hasani

1 Korrik 2021, 07:18, Sport CNA

Ferhan Hasani u bë futbollisti i parë aktiv nga Kategoria Superiore që luajti në një kompeticion të madh ndërkombëtar. Me fanellën e kombëtares së Maqedonisë së Veriut 31-vjeçri debutoi para disa ditësh në Kampionatin e Europian.

Por, aventura te Partizani nuk po i ecën Hasanit, i cili dje ka marrë goditjen e radhës. Gjatë seancës së djeshme, kur trajneri i vuri lojtarët në kushte loje, Hasani merr një goditje në kavilje nga Herald Marku dhe u detyrua menjëherë që ta ndërpresë para kohe seancën.

Hasani u ul menjëherë në pankinë dhe stafi mjekësor i vendosi akull. Sot pritet të mësohet më konkretisht edhe shkalla e lëndimit të djeshëm për Ferhan Hasanin.





Lajmet e fundit nga