web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zvicra, Danimarka dhe Çekia/ Surprizat e këtij Europiani

30 Qershor 2021, 13:20, Sport CNA

Në çerekfinale të Europianit do të shijojmë Danimarkën dhe Çekinë, të cilat i mbyllën grupet respektive pa shumë pritshmëri, duke kaluar vetëm falë faktit se ishin mes të tretave më të mira dhe vetëm me 3 pikë madje.

Për të gjetur Danimarkën dhe Çekinë që shkonin në një fazë çerekfinale të një turneu prestigjioz duhet të kthehemi në 2004. Ndërkohë, për çekët rezultati më i mirë historik mbetet finalja e ?Euro 1996?, ndërsa për danezët fitorja e ?Euro 1992?.

Ndërkohë, një tjetër hirushe si Zvicra nuk kishte mundur kurrë të shkonte kaq larg, duke qenë se në 4 Europianë në të gjithë historinë e saj, tri herë ishte eliminuar në grupe, ndërsa një herë tjetër në 1/8-at. Padyshim, surprizat e këtij europiani.





Lajmet e fundit nga