web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndeshja ndaj Ukrainës, tifozët anglezë nuk do lejohen në stadium

30 Qershor 2021, 12:40, Sport CNA

Angli-Ukrainë e cila do të luhet në stadiumin ?Olimpico? të Romës do të zhvillohet pa tifozët nga Britania e Madhe. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Këshilltari i Shëndetit në rajonin e Lacios, Alesio D?Amato duke deklaruar se duhet të kryhet karantina e detyruar 5-ditore për personat që vijnë nga zonat e Britanisë së Madhe, pasi rreziku për variantin indian ?Delta? të COVID-19 është i madh:

?Sfida e ardhshme në Europian do të sjellë tifozë të huaj në stadiume. Theksoj se për motivet e mutacionit të ri indian asaj Delta, karantina 5-ditore për personat që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar duhet të respektohet.?

Pasi ka luajtur katër ndeshjet e para në ?Wembley? para tifozëve të tyre, Anglia tani do të luajë për kualifikimin e saj në gjysmëfinale të EURO 2020 në Romë ndaj kombëtares ukrainase dhe do ta bëjë këtë pa kontributin e tifozëve britanikë, të cilët ishin thelbësor në fitoren ndaj Gjermanisë.





Lajmet e fundit nga