web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-mesfushori i Italisë i thur elozhe Berishës: I rëndësishëm edhe kur nuk luan

30 Qershor 2021, 09:46, Sport CNA

Etrit Berisha në ditët në vijim do të prezantohet si portieri i ri i Torinos pasi kapiteni i përfaqësueses shqiptare ka gjetur akordin për transferimin te klubi i Serisë A nga radhët e SPAL. Një marrëveshje që u intereson të gjitha palëve pasi Berisha do të ruajë rrogën prej 1 milionë eurosh e një shumë e tillë do të shkojë në arkat e SPAL që nuk do të humbasë me zero portierin pas eksperiencës dyvjeçare atje.

Berisha është një portier me shumë eksperiencë që pritet të jetë protagonist edhe në radhët e Torinos, duke luajtur për një vend titullari. Por ish-mesfushori i Italisë, Xhixhi Di Biaxhio, mendon se mbi të gjitha ai do të japë një kontribut të rëndësishëm për grupin e lojtarëve.

?Në vitin 2020 kisha në dispozicion Berishën për thuajse një muaj, pastaj pësoi një frakturë në dorë dhe e mbylli sezonin më shpejt se sa duhej. Por edhe pa luajtur ai tregoi se ishte shumë i rëndësishëm për grupin. Etriti ka sjelljen dhe mentalitetin e një lideri. Për Torinon padyshim do të ishte një goditje shumë e rëndësishme në merkato?, tha ish-mesfushori italian i cili drejtoi për disa muaj SPAL-in.





Lajmet e fundit nga