web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kros mbron shokët e ekipit: Meritonim më shumë

30 Qershor 2021, 13:00, Sport CNA

Mesfushori Toni Kros ishte një nga lojtarët më të mirë për skuadrën e Gjermanisë. Një lider i vërtetë në fushë, Kros tregoi se është një lojtar më ndeshje të mëdha, edhe pse në fund kjo nuk mjaftoi për skuadrën e tij e cila u eliminua nga Anglia në 1/8-at.

?Është për të ardhur keq që nuk mund të fitonim. Na mungoi konkretizimi në rastet që na u paraqitëm. Goli i parë ndryshoi gjithçka për ne, deri atëherë po bënim një ndeshje të madhe. Kur eliminohesh në këtë mënyrë, dhimbja është edhe më e madhe. Vinim nga një grup ferri dhe meritonim më shumë, por futbolli i tillë është, humbja duhet pranuar dhe duhet parë nga e ardhmja me optimizëm. Duhet të mësojmë nga gabimet e bëra”, tha Kros.





Lajmet e fundit nga