web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk po rinovon ende, PSG i ofron Mbappesë kontratën e çmendur

1 Korrik 2021, 07:00, Sport CNA

Reali i Madridit dhe presidenti Perez janë të dëshpëruar për të sjellë në ?Bernabeu? Kilië Mbapenë. Sipas të përditshmes ?Marca?, klubi spanjoll është i gatshëm të ofrojnë shuma marramendëse, pavarësisht se kontrata e lojtarit skadon pas një vit.

Edhe vetë 23-vjeçari thuhet se dëshiron ?Los Blancos?, madje dëshirën e tij për këtë transferim e shfaqi edhe gjatë Europianit nga ku për shkak të tij Franca u eliminua. Sidoqoftë, te PSG-ja nuk qëndrojnë duarkryq dhe po mundohen me çdo kusht të rinovojnë kontratën e bashkëpunimit. Sipas mediave franceze, klubi parizien është gati t?i ofrojë një akord të ri prej 5 vitesh me një rrogë që duhet të prekë 50 milionë eurot në sezon.

Këto shifra mund ta bëjnë të luhatet Mbapenë, edhe pse klubi aktual i ka rinovuar së fundmi edhe kontratën vëllait të tij 12-vjeçar që militon në akademinë e PSG-së. Paratë, familja, por edhe fushata e përforcimit e bërë nga klubi, janë tundime të forta, pavarësisht se ëndrra e sulmuesit mbetet Reali i Madridit.





Lajmet e fundit nga