web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lilaj u zyrtarizua në Izrael, por klubi i Prishtinës bën reagimin e papritur

1 Korrik 2021, 19:43, Sport CNA

Shumë pikëpyetje janë mngritur mbi të ardhmen e Sabien Lilajt këto ditë. Vetëm pak kohë më parë, mesfushori shqiptar u zyrtarizua në kampionatin izraelit, në radhët e Hapoel Ramat Gan. Vetë klubi lajmëroi se ishte firmosur një kontratë 2-vjeçare, ndërsa në portalin e dedikuar transferimeve ?Transfermarkt? shkruhet se lojtari i Kombëtares do të bashkohet me izraelitët në 16 korrik.

Megjithatë të gjitha këto hidhen poshtë nga Prishtina. Bardhekaltrit sqarojnë situatën e Sabien Lilajt përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale, ku njoftojnë se 32-vjeçari do të jetë pjesë e klubit edhe për 2 vite të tjera. Lilaj ka firmosur me kampionët e Kosovës deri në vitin 2023 dhe te Prishtina njoftojnë se palët do i qendrojnë deri në fund kontratës.





Lajmet e fundit nga