web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Biletë për ndeshjen ndaj Spanjës dhe pushime falas, tifozi i Zvicrës merr shpërblimin e papritur

1 Korrik 2021, 12:35, Sport CNA

Një tifoz i Zvicrës u bë i famshëm për dy gjendjet e tij emocionale brenda pak sekonda të ndeshjes Francë-Zvicër.Në foton e parë, ai shihet shumë i dëshpëruar kur ndeshja ishte 3-2 për Francën, ndërsa në të dytën është krejtësisht jashtë kontrollit nga gëzimi, pasi Zvicra shënoi golin e barazimit dhe e dërgoi ndeshjen në shtesë.

Emri i tifozit është Luca Loutenbach dhe përfaqësuesja e tij do të luajë nesër ndaj Spanjës për çerekfinalen e Europianit. Në shenjë mirënjohjeje për pasionin e tij të pafundëm, kompania ajrore ?Swiss Air? i ka dhuruar një biletë për në çerekfinale ndaj Spanjës, e cila do të zhvillohet në Rusi.

Ndërkohë Agjencia zvicerane e Turizmit i ka ofruar pushimet falas në fundin e EURO 2020, me një destinacion të dëshirës së tij.Një gjest fantastik kjo si nga ana e kompanisë ajrore, por edhe e Agjencisë së Turizmit ku vlerëson pasionin e zviceranit për kombëtaren e tij.





Lajmet e fundit nga