web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Julian Nagelsman nis punën te Bayerni, ja ndryshimet që priten nga trajneri 33-vjeçar

2 Korrik 2021, 07:52, Sport CNA

Julian Nagelsman është trajneri më i ri në Bundesligën gjermane, vetëm 33 vjeç. Ai nisi aventurën e tij me Hofenhaimin përpara se të kalonte te Lajpcigu ku dhe u bë i njohur. Lajpcigu nën drejtimin e tij u kualifikua në Champions për herë të parë në historinë e klubit. Madje, ai arriti të shkojë deri në gjysmëfinale me skuadrën e tij duke u eliminuar më pas nga Parisi. Por, si do të luajë ai me Bajernin dhe cilat do të jenë risitë? ? Nën drejtimin e tij, Bajerni do të luajë me tre mbrojtës.

? Lojtarët e rinj do të kenë mundësi të stërviten me skuadrën e parë dhe më pas duhet të provojnë se sa vlejnë. ? Do të ketë rrotacion taktik gjatë ndeshjeve, Nagelsman kërkon të ketë një skuadër fleksibël dhe të vështirë për t?u lexuar nga kundërshtari.

? Serge Gnabri do të luajë si mesfushor i krahut të djathtë, ashtu siç luante në kohën kur ishte te Hofenahimi dhe shënoi numrin më të madh të golave në një sezon, 14.

? Lukas Hernandez do të luajë si mbrojtës qendre në shumicën e ndeshjeve gjatë kampionatit. ? Benzhamë Pavar do të rikthehet në qendër pas dy sezoneve si mbrojtës i djathtë.

? Në merkato nuk do të kërkohen lojtarë të tjerë me peshë, pasi Nagelsmani mendon se skuadra e tij është e kompletuar. Mund të synohet vetëm një sulmues i tretë.

? Lojtarë si Kysons, Kris Riçards do të stërviten gjatë verës dhe nëse nuk e bindin trajnerin, atëherë do të kërkohet largimi i tyre në formën e huazimit.

? Në ambientet stërvitore është kërkuar instalimi i disa kamerave në fushë si dhe një monitor. Nagelsmani është i fiksuar pas teknologjisë dhe stërvitjet e tij analizohen në detaje.





Lajmet e fundit nga