web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skënderbeu “shopping” në Maqedoninë e Veriut, gati 2 futbollistë për Memellin

2 Korrik 2021, 08:57, Sport CNA

Skënderbeu është duke bërë afrime nga Shkëndija. Së fundmi, korçarët duan në skuadër dy nga emrat e talenteve kuqezi. Bëhet fjalë për Arbin Zejnullahin dhe Florent Ramadanin. Dyshja nuk ka marrë shumë minuta sezonin e shkuar, teksa e kanë dëshmuar veten në fushë.

Duket se pas Sadriut dhe Rexhepit, Memlli ka ?peshkuar? sërish të rinj të talentuar, që pritet të vijnë në huazim më Superligën shqiptare për më shumë minuta. Zejnullahi, 20 vjeçari që aktivizohet në sulm ka bërë performance të mira, ndërsa emri tjetër, Ramadani luan në mesfushë. Edhe ky i fundit është 20 vjeç dhe shihet si e ardhmja e kuqezinjve.





Lajmet e fundit nga