web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkëlqeu në Europian me Holandën, Interi piketon pasuesin e Hakimit

2 Korrik 2021, 08:16, Sport CNA

Interi po vazhdon lëvizjet në merkato për të zëvendësuar të larguarin Ashraf Hakimi. Zikaltrit po kërkojnë lojtarë që kanë kosto merkatoje të përballueshme, duke parë vështirësitë ekonomike në të cilat ata gjenden. I

deja më e fundit është holandezi Denzel Dumfris, 25- vjeçari i PSV Eindhoven, i cili është paraqitur shumë mirë në ?Euro 2020? me Holandën.

Klubi zikaltër është gati të ofrojë 25 milionë euro për mbrojtësin e majtë. Kujdes duhet bërë ama nga skuadra e Evertonit që duket se është e interesuar gjithashtu për të blerë lojtarin duke parë problemet që ka në krahun e majtë të mbrojtjes.

Dumfris ka debutuar në futbollin profesionist në vitin 2014, duke u aktivizuar me klubin e Sparta Roterdam, me të cilët nga 2014 deri në 2017 ka luajtur 65 ndeshje.





Lajmet e fundit nga