web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ka gjëra që nuk janë bërë siç duhet”/ Manja tregon ku gaboi Partia Socialiste

30 Mars 2021, 18:46, Politikë CNA

Kreu i Komisionit të ligjeve njëherësh kandidat i PS-së në Tiranë, Ulsi Manja ka folur lidhur me korrupsionin në Shqipëri. Sipas tij, reforma në drejtësi është një garanci efektive kundër korrupsionit.

?Nuk besoj se keni dëgjuar që ne jetojmë në një vend ku korrupsioni është zero, por kemi ndërmarrë kryereformën e të gjithave që është reforma në sistemin e Drejtësisë dhe me atë raport nuk bie dakord. Është një reformë në sistemin e drejtësisë që përmendet si një garanci që do të ketë një luftë efektive ndaj korrupsionit.  Në 2013 kur erdhëm ne në pushtet kishin mbaruar privatizimet. Rasti me klasik është ish-kompleksi Partizani?, u shpreh Manja.

Më tej, Deputeti i Ps në një intervistë për AbcNews shtoi se ka gjëra që nuk janë bërë siç duhet dhe se duhte t’i kishin dhënë prioritet që në mandatin e parë reformës pronësore për të zgjidhur problemet që shqiptarët kanë me pronat.

?Padiskutim që ka gjëra që nuk janë bërë si duhet sepse kur punon njeriu edhe gabon. Ajo që do të duhet të kishin adresuar që në mandatin e parë është reforma pronësorë. Pra duhet t?i kishin dhënë zgjidhje problemit të pronësisë.  Ne pretendojmë që pranverën e 2022 të kemi vaksinuar të gjithë popullsinë. 

Sa i përket rindërtimit në pranverën e 2022 do të jenë eliminuar plotësisht pasojat e tërmetit.  Lidhur me drejtësinë e re dua të them që drejtësia e re do të jetë funksionale dhe do të prodhojë rezultatet që presin qytetarët edhe në drejtim të luftës kundër korrupsionit.  Kriminaliteti në Shqipëri gjatë këtij mandati do të ulet nën mesataren e BE-së.? u shpreh Manja./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga