LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fleta e votimit/ Celibashi: Kam paraqitur 3 variante

30 Mars 2021, 16:58, Politikë CNA
Fleta e votimit/ Celibashi: Kam paraqitur 3 variante

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ështe diskutuar për vendosjen e skemës së fletës së votimit. Gjatë fjalës së tij, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi është shprehur se nuk i ka paraqitur një fletë votimi të caktuar, por 3 variante

“Projekt akti i cili ka për qëllim miratimin e fletës së votimit, numri i kandidatëve në çdo qark është i ndryshëm, kemi vlerësuar që vendimmarrja të jetë e veçantë për secilin qark.

Nuk kam paraqitur një propozim konkret sesi do jetë fleta e votimit, por kam paraqitur 3 variante sipas të cilit mund të jetë fleta e votimit, në 2 prej tyre është me emër, mbiemër kandidati dhe në një variant të tretë, përmbajtja e fletës së votimit është pa emra, kandidatët janë me numrat e renditjes në lista”, tha Celibashi./CNA.al

Lajmet e fundit nga