Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi, e cila renditet e para në listën e PS për qarkun e Durrësit tregon synimet dhe pritshmëritë në zgjedhjet e 25 prillit.
Në një intervistë për CNA.al, Ekonomi deklaroi se objektivi bazë i PS është 8 mandate, ndërkohë që mandati i 9-të do të jetë një objektiv, që për socialistët është mëse i arritshëm, për shkak se pjesë e listës është edhe vetë kryeministri Edi Rama.
?Me prezantimin e skuadrës që do të kërkojë besimin e qytetarëve të Qarkut të Durrësit nga Kryeministri Rama, u bë publik edhe objektivi i Partisë Socialistë. Objektivi bazë është 8 mandatë dhe ndërkohë prania e Zotit Rama në listë ka rritur pritshmëritë.
Mandati i 9 do të jetë një objektiv që ne të gjithë po punojmë dhe besojmë që me atë çka kemi ofruar deri tani, është mëse i arritshëm. Durrsakët, Krutanët dhe të gjithë në qarkun tonë do të dinë të vlerësojnë atë çka është bërë deri më tani në përballimin e sfidave të kohës?, tha Ekonomi.
Ministrja e Bujqësisë më tej, theksoi se ka zhvilluar një sërë takimesh me banorët e zonës dhe shqetësimi kryesor ka qenë sfida që la pas tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019 me procesin e rindërtimit, por edhe pandemia.
Sipas Ekonomit, vëmendja e qeverisë do të fokusohet në të tjera problematika për zonën siç janë furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë dhe rritja e pagës minimale, të cilat lidhen drejtpërdrejt me mirëqenien e çdo familje në qarkun e Durrësit.
?Takimet dhe vizitat që po bëjmë në çdo cep të territorit tonë të qarkut temat kryesore të diskutimit mbeten sfidat që la pas tërmeti i 26 Nëntorit 2019 me procesin e rindërtimit dhe përballimi i pandemisë sipas planit masiv i vaksinimit që ka nisur.
Sigurisht çështje të tjera që prekin përditshmërinë e qytetarëve mbeten në fokusin tonë, që të mund ti japim drejtim cdo shqetësimi.
Ndaj këto zona zgjidhja përfundimtare e furnizimit me ujë te pijshëm dhe investimet e parashikuar ne rrjetet shpërndarëse kane nevoje për paraqitje. Apo edhe TVSH zero dhe tatim fitim zero për biznesin e vogël, sepse ky biznes ne qarkun e Durrësit ze rreth 85%. Edhe rritja e pagës minimale ne 40,000 leke dhe taksa zero për pagat deri ne këtë nivel padyshim qe janë angazhime qe behën te ditura se lidhen drejtpërsëdrejti me rritjen e mirëqenies te çdo familjeje ne qark. Gjithsesi për ne është e rëndësishme të vijojmë programin qeverisës dhe në këtë mandat veç të tjerash Plani i Punës 2021-2025 angazhohet për;
-5 mijë banesa individuale, 12 mijë apartamente dhe 28 kantiere të rinj të infrastrukturës publike do të përfundojnë brenda pranverës së 2022-it.
-Përfundojmë vaksinimin e të gjithë popullsisë deri në pranverën e 2022-it.
-Rrisim pagat +40% për bluzat e bardha e mësuesit dhe +30% për administratën publike.
-Rrisim eksportet bujqësore nga 400milionë USD që ishin në vitin 2020, deri në 1 miliardë USD në 2025-n.
-Ndërtojmë 3 aeroporte moderne në të gjithë vendin: Kukës, Vlorë dhe Sarandë, si edhe zgjerojmë aeroportin e Tiranës për 8 milionë pasagjerë në 2025-n.
-Ujë i pijshëm, 24 orë për Tiranën, Durrësin dhe Vlorën brenda vitit 2023 dhe në të gjitha zonat urbane e ato turstike brenda 2025.
-Dyfishojmë bonusin e fundvitit për pensionistët brenda vitit 2025.
-Aplikojmë Programe Kombëtare për Inovacionin dhe për Artet & Zejet për fëmijët 12-18 vjeç.
-Hapim Universitete të huaja Publike në Shqipëri.
-Kriminaliteti bie përfundimisht nën mesataren e BE-së.
-Vendosim në funksion të plotë Drejtësinë e Re?, deklaroi Ekonomi.
Ministrja e Bujqësisë renditi edhe arsyet se pse qytetarët e Durrësit duhet t?i besojnë asaj mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit.
?Të them të drejtën qytetarët e Durrësit kanë vuajtur jo pak nga tërmeti dhe rikthimi në normalitet u godit nga pandemia, duke bërë që procesi të vonohej në kohë. Megjithatë pavarësisht rindërtimi po ecën me ritëm dhe tanimë ka marrë formë dhe shikohet lehtë në çdo kantier që viziton. Mjafton të shkosh në Spitallë, e të shikosh nga afër se si do të transformohet në një ndër pjesët më të bukura të Durrësit. Në kantierin e Fushë Krujës gjithashtu punimet po ecin shpejt dhe e njëjta gjë po ndodh edhe në Thumanë e Bubq. Po nuk mund të lë pa përmendur edhe zonën e Porto Romanos ku prej vitesh ka qenë një zonë e ndotur dhe po kthehet në një Ekopark.
Gjithashtu e ardhmja pritet të jetë edhe më e ndritur për Durrësin dhe projektet që do të transformojnë këtë qytet të denjë për shekullin e 21. Investimi i pritshëm nga kompania e njohur EMAAR në portin e Durrësit, do ti japë një tjetër impuls zhvillimi qytetit, hekurudha me shpejtësi të lartë që do të lidhë Durrësin me Tiranën dhe Rinasin, zgjidhja përfundimtare e problemit të ujit të pijshëm dhe rrjetit elektrik e për të mos harruar rivitalizimin e trashëgimisë kulturore e projekti i zbulimit të Amfiteatrit ndër projektet që do ta kthejnë Durrësin në një pol të rëndësishëm ekonomik të vendit. E gjitha kjo do te thotë me shume ekonomi dhe me shume punësim për këtë qark?, tha Ekonomi.
Ndërsa sa u takon veprimeve antikushtetuese të Ilir Metës, i cili de facto ka marrë drejtimin e LSI, ministrja e Bujqësisë theksoi se ai prej kohësh e ka abandosur institucionin e Presidencës.
?Veprimet e Zotit Meta nuk kanë shumë lidhje me staturën e tij si President, pozicion të cilin e ka abandonuar prej kohësh?, tha Ekonomi në intervistën për CNA.al.
Ndërsa sa i takon hapjes së fushatës nga ana e PD në sheshin Nënë Tereza, ministrja e Bujqësisë theksoi se jeta e njerëzve u rrezikua seriozisht, duke shtuar se është e pafalshme papërgjegjshmëria e një force politike e cila synon drejtimin e vendit.
?Ajo që u pa në çeljen e fushatës elektorale është dallimi më i qartë, midis dy botëve, asaj të kujdesit për tjetrin dhe respektimit te sjelljes se ndikuar nga situata e pandemisë dhe asaj bote ku kaosi, rrëmuja dhe neglizhenca fatale që ndikon drejtpërdrejtë në jetën e njerëzve. Ato pamje shërbejnë si një mesazh që shoqëria jonë duhet të kuptojë në këtë situatë.
Pavarësisht se vaksinat po vijnë dhe procesi i vaksinimit po nis kudo në Shqipëri, është akoma herët që të deklarojmë fitoren ndaj virusit. Është e pafalshme për një forcë politike e cila kërkon që të qeverisë vendin dhe të bëjë një demonstrimet tillë papërgjegjshmërie.
Duhet të kuptojmë një gjë, që në këto kohë dhe sigurisht në çdo kohë, shëndeti është gjëja më e rëndësishme dhe që prevalon mbi gjithçka tjetër?, tha Ekonomi për CNA.al.
Kryeministri Edi Rama, nuk e ka kursyer ironinë ndaj kreut ...
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me strukturat e Partisë ...
Kryeministri Edi Rama është ndalur pasditen e sotme në qytet...
Ish kreu i LSI, Petrit Vasili, ka hedhur akuza ndaj kryemini...
Kreu i Partisë Demokratike ka vijuar fushatën në Patos. Një ...
Presidenti Ilir Meta ka dalë me një reagim të fortë në rrjet...
Drejtuesi politik i PD në Shkodër, Helidon Bushati ka denonc...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar me takimet elektorale, ku ...
Kandidati për deputet që udhëheq listën e LSI-së në qarkun e...
Instituti i Studimeve Publike i ka sugjeruar KQZ-së të harto...
Partia Demokratike ka reaguar përsëri për deklaratat e kryem...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka realizuar një takim me naftëtarët...
Agron Gjekmarkaj i cili deri tashmë është hequr si analist, ...
Mjeku i njohur Artan Koni ka folur rreth vaksinave masave an...
Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje PD pas cilësimit...
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, Jor...
Prindërit e Lulzim Bashës, janë njoftuar ashtu siç po njofto...
Në Shqipëri, Prokuroria e Përgjithshme i tha sot Zërit të Am...
Presidenti Ilir Meta ka kyer në Kuvend pë rishqyrtim ligjin...
Kandidati në qytetin e Korçës për Bindjen Demokratike ka vaz...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...