LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Incidentet para fushatës/ Pëllumbi: Uroj të jetë veprim...

30 Mars 2021, 18:24, Politikë CNA
Incidentet para fushatës/ Pëllumbi: Uroj të jetë veprim...

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Arben Pëllumbi ka komentuar mbi incidentet e ndodhura para nisjes së fushatës elektorale. Ai thekson se këto ngjarje janë të pakëndshme dhe se uron që fushata të jetë e qetë. Ai shprehet i sigurt se me 25 prill qytetarët do të votojnë për PS-në.

?Është një ngjarje e pakëndshme. Uroj të jetë ngjarje e shkëputur dhe të jetë veprim i një individi të papërgjegjshëm. Uroj që fushata të jetë më e qetë dhe të mbërrijmë në 25 prill duke trasmetuar atë që shikojmë më të drejtë për elektoratin tonë. Ata do na japin gjykim të drejtë për punët që kemi bërë dhe alternativat që kemi dhënë. Elektorati do të vendosi dhe jam i sigurt që do votojë për ne?, u shpreh Pëllumbi në një intervistë për FrontLine./CNA.al

Lajmet e fundit nga