LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Diskutimet për fletën e votimit/ Vukaj kundër Celibashit: Po na bën konfuz

30 Mars 2021, 17:11, Politikë CNA
Diskutimet për fletën e votimit/ Vukaj kundër Celibashit: Po na

Gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka sjellë tre variante  për fletën e votimit. Por sipas anëtares Hegla Vukaj variantet e Celibashit nuk i ndihmojnë aspak, madje sipas saj i bën konfuz.

Vukaj tha se sondazhet të cilat janë hapur në faqen zyrtare të KQZ-së do ti ndihmojnë në zgjedhjen përfundimtare të fletës së votimit.

“Më në fund erdhëm edhe te akti më i rëndësishëm, miratimi i fletës së votimit, i cili është në kompetencën e Komisionit Rregullator si akt ligjor, por në kuadrin kur propozuesi është zoti Celibashi dhe ka paraqitur 3 variante, unë kam paqartësinë e ndarjes që duhet t’i bëjmë, akti paraqitet 1 dhe i vetëm dhe prurja në 3 versione na bën të paqartë se cili është vendimi i komisionerit, ndaj ai duhet të na paraqesë 1 version. Mirëpres sondazhin në KQZ dhe është e dukshme se cilën fletë duan shqiptarët, e cila mund të na orientojë për një vendim”, tha Vukaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga