LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studimi/ Vetëkontrolli në fëmijëri, siguron suksesin më vonë gjatë jetës

7 Janar 2021, 08:24, Blog CNA
Studimi/ Vetëkontrolli në fëmijëri, siguron suksesin më

Një ekip ndërkombëtar studiuesish, ka gjetur një lidhje midis shkallës së vetëkontrollit gjatë fëmijërisë dhe suksesit të mëvonshëm në jetë.

Në studimin e tyre të botuar në ?Proceedings of the National Academy of Sciences?, grupi përshkruan studimin e tyre të zgjatur në disa dekada të vetëkontrollit te fëmijët, dhe se si lidhej ai me rezultatet e mëvonshme në jetë.

Në këtë studim unik, studiuesit u përpoqën të mësonin më shumë rreth marrëdhënies midis vetëkontrollit dhe plakjes. Specifikisht, ata donin të dinin se sa mirë ia dalin fëmijët me vetëkontrollin ndërsa rriteshin, deri në moshën 45 vjeç. Për t`a zbuluar kë të , ata studiuan 1.037 fëmijë të lindur midis viteve 1972-1973 (në Zelandën e Re), të cilët u përfshinë në Studimin e Gjatë të Dandin nga mosha 3-11 vjeç. Në këtë mënyrë, ata bënë vlerësime të vetëkontrollit të fëmijëve duke biseduar me prindërit e tyre, mësuesit dhe vetë fëmijët.

Secili prej fëmijëve u vlerësua për tipare të tilla si impulsiviteti, apo se sa lehtë zhgënjeheshin kur angazhoheshin në projekte të caktuara, dhe nëse ata i vazhdonin projekte të tilla pavarësisht nga zhgënjimi i tyre. Studiuesit i rishikuan fëmijët dekada më vonë, në moshën 45 vjeç. Secili u intervistua dhe u testua në mënyra të ndryshme, për të mësuar se si u kishte shkuar jeta. Studiuesit zbuluan se ata fëmijë me një shkallë të lartë të vetëkontrollit kishin pasur mesatarisht një jetë më të mirë se sa ata që ishin identifikuar se kishin një vetëkontroll të dobët.

Gjithashtu, të parët kishin më pak shenja të plakjes së trurit, dhe gëzonin në përgjithësi e një shëndet më të mirë. Studiuesit zbuluan ndërkohë, se grupi i njerëzve shumë të vetë-kontrolluar, kishte pasur arritje më të mira financiare dhe sociale. Ata vunë re gjithashtu se niveli i inteligjencës dhe pozicioni shoqëror gjatë fëmijërisë, nuk përbënin ndonjë ndryshim. Fëmijët që kishin pasur probleme me vetëkontrollin, kishin më pak arritje të qëllimeve të standardizuara të jetës, sesa ata që kishin dëshmuar vetëkontroll si fëmijë.

Studiuesit sugjerojnë që duhet më shumë fokusim në edukimi i e fëmijëve sesi të ruajnë vetëkontrollin, pasi përmirësimi i aftësive të tyre të kontrollit, mund të sjellë një cilësi më të mirë të jetës./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://medicalxpress.com/news/2021-01-link-self-control-childhood-success-life.html

Lajmet e fundit nga